Punekerkuesit 143 mije regjistrohen ne shtet
Jane rreth 143 mije punekerkues te cilet jane regjistruar deri tani ne zyrat e punesimit. Sipas te dhenave prej tyre pjesa me e madhe kane vetem arsimin e mesem. Ministria e Punes u ben apel qytetareve qe te regjistrohen prane ketyre zyrave pasi per vitin 2011 ulja e nivelit te papunesise dhe hapja e vendeve te reja jane prioritetet kryesore. Per vitin 2010 nga 77 500 te papune jane punesuar nga zyrat e punesimit rreth 12 317 persona ndersa mbi 4000 te tjere kane ndjekur kurse trajnimi dhe 200 jane perfshire ne programe te nxitjes se punesimit ku ne kete kategori jane perfshire edhe studente. Grupmosha me e preferuar nga punedhenesit eshte 20-35 vjec ndersa ajo mbi 40 vjec e ka te veshtire te gjeje pune. Sa i perket raportit te punesimit mes femrave dhe meshkujve ne vendin tone te parat jane me te favorizuara. Per to zyrat e punesimit sigurojne vende pune ne industrite perpunuese. Zyrat e punes gjate ketij viti parashikohet te ndermjetesojne 12 mije punesime. Vemendje maksimale do te kene edhe zbatimi i programeve te nxitjes se punesimit. Me mbeshtetjen dhe bashkepunimin e donatoreve ministria do te ndjeke edhe implementimin e projekteve qe kane ne fokus trajnimin dhe punesimin kryesisht te te rinjve ku perfitues pritet te jene mbi 500 te tille.