E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kristine, dëfryese dhe e egër

Këngëtarja Kristine Elezaj është duke bashkëpunuar me emrat më të mëdhenj të muzikë botërore. Kënga “Warpath” është kënga e saj e fundit, por ajo ka realizuar edhe disa këngë të tjera me producentët më të mëdhenj amerikanë të muzikës. Ndryshe, nëse jeni në makinë me të, kujdes- sepse vozit shumë shpejt. Nga Express më 08 shkurt 2011 në ora 17:00

Kristine Elezaj është emri i ri i një këngëtareje që kohëve të fundit po qarkullon si emër jo vetëm në mediat shqiptare por edhe në ato botërore.

Kënga e saj, “Warpath” është lansuar në sekuencat e saj të para nëpër disa ueb-faqe të SHBA’së, përderisa mediat kanë filluar që këngëtaren me origjinë shqiptare ta krahasojnë edhe me yje të mëdha të muzikës botërore.
Elezaj është krahasuar me këngëtarët Britney Spears, Shakira por edhe me “Pink”, përderisa sekuencat e saj të para të klipit “Warpath” janë paraqitur në ueb-faqen “Radar Online”.

Këngëtarja në këtë klip paraqitet me bikini përderisa klipi ngjason shumë me klipet që i ka realizuar këngëtarja Shakira.

Nga ana tjetër “Warpath” është një këngë e realizuar nga kompozitori dhe producenti më i kërkuar në SHBA, me emrin “The Red One” që ka realizuar edhe këngë të Lady GaGa.

Kënga ‘Warpath’ doli ilegalisht pak kohë më parë në internet dhe të gjithë menduan se bëhet fjalë për hitin më të ri të Lady Gaga, por në fakt bëhet fjalë për këngën e artistes shqiptare, e cila sapo ka nisur të hyjë fuqishëm në tregjet ndërkombëtare.

Sipas revistës amerikane, “The Billboard”, muzika e Kristine Elezaj është një shkrirje mes stilit të Rihannës dhe Britney Spears. Elezaj është duke punuar për albumin e saj, i cili pritet të dalë në tregjet ndërkombëtare.
E egër, dëfryese, e mprehtë dhe trime janë disa nga vlerësimet që këngëtarja shqiptare ka marrë nga mediat e tjera amerikane.

Kristine shfaqet në skenën muzikore me një zë dhe stil që e kundërshton ashpër vetëkënaqësinë e muzikës së klubeve. Ajo e kombinon këtë muzikë me bukurinë e saj, stilin e modës që janë edhe hobit e saj të preferuar. Ndërkaq, Kristine në SHBA njihet edhe si një artiste që ka dëshirë ta vozitë shpejt makinën.

Sipas revistës “Billboard”, “Kristine ka një vallëzim në mes të popit dhe hip-hopit”. Muzika e saj është kërkuar shumë në iPod në të gjithë botën për shkak të zërit të saj tërheqës, muzikës seksi dhe tingujve bashkëkohorë. Si një artiste e pavarur, ajo ka tashmë një histori në krijimin muzikorë.

“Single” i saj “Always”, është lëshuar në njërin prej stacioneve më të nxehta të muzikës në SHBA, PULSE 87.7, në të cilin kjo këngë është hit, përderisa ajo është paraqitur edhe në emisionin e njohur “Spotlight Live!” që transmetohet në New York dhe në New Orleans ku ajo ka marrë lëvdata të shumta nga fansat. Përpos producentit të Lady GaGa, Kristine punon edhe me koreografët Kevin Maher dhe Raymond Baynes (koreograf të Britney Spears dhe grupit New Kids On the Block), ku është duke ushtruar për paraqitjet e radhës në televizion.

Për momentin ajo është duke e finalizuar albumin e saj në të cilin ka punuar me artistë dhe producentë të njohur si Fergie, Eric Pressley, The Pharmacy, Epic, Andrew Fromm, Frankie Storm, Brandon Beal dhe The Arsenal.
Këngët “Let You Know” dhe “Souvenirs”, janë bashkëkompozuar me Franke Storm dhe janë paksa më pop, por që shkojnë shumë si këngë për radio dhe klube. Këngët që shkojnë me dehje dhe alkool janë ““Living Dream” një bashkëpunim me Bad Boy dhe artistin “Red Cafe” më të cilin ka një baladë të fuqishme që quhet “Momentum”, këngë kjo që lavdërohet më së shumti nga këngët e tjera të Kristines.

“Shumë njerëz shokohen kur më takojnë mua, sepse ata dëgjojnë se jam një vozitëse e makinave dhe befasohen me këtë – por në fakt jam e kundërta e asaj që thonë”, thotë Kristine. “Më pëlqen të vozis gjithmonë duke kënduar dhe normalisht me pëlqen edhe moda dhe fatmirësisht të dyja këto jam duke i realizuar për momentin”, ka thënë këngëtarja në një prononcim për mediat amerikane.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›