E Diel, 1 Nëntor 2026

Alarmi heroine qe ne vit te pare gjimnaz

Kambanat e alarmit per perdoruesit e droges bien frikshem sidomos ne gjimnaze. Ka nje rritje te ndjeshme te nxenesve te shkollave qe konsumojne lende narkotike dhe ketu nuk behet fjale vetem per hashashin. Ndonese eshte droga qe perdoret me shpesh nuk eshte ajo me problematikja. Perfaqesuesit e organizatave jo qeveritare dhe ata te Institutit te Shendetit Publik bejne me dije se po ulet mosha e perdoruesve te drogave te forta sidomos heroines. Sipas tyre jane me qindra rastet qe e nisin qe 15 vjec. Ndonese ska te dhena te sakta numri i perdoruesve te drogave mendohet te jete me i larte se 40 mije vete. Strukturat e shendetesise deklarojne se nuk kane kapacitetet e mjaftueshme per te trajtuar gjithe perdoruesit e drogave ne Shqiperi. Perfaqesuesit e Ministrise se Shendetesise thone se po merren me hartimin e nje strategjie per rritjen e numrit te qendrave rehabilituese.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›