E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroret e 21 janarit Deklarimet e Bashes ne Komision fantazi filmash

TIRAN- Ne oret e vona te nates se mbremshme burimet zyrtare te Prokurorise se Pergjithshme te pyetur ne lidhje me pretendimet e ministrit te Brendshme Lulzim Basha se prokuroria predhat e nxjerra nga trupi i viktimave i ka futur ne xhep pa kryer veprimet procedurale hidhen poshte duke i cilesuar trillime.


Absolutisht nuk eshte e vertete. Grupi hetimor gjate veprimeve te keqyrjes dhe marrjes se proves materiale ka kryer te gjitha procedurat ligjore qe percaktohen nga ligji. Keqyrja dhe ekspertimin i trupave te tri te vrareve eshte kryer nga ekspertet e Mjekesise Ligjore ku te pranishem kane qene hetues dhe prokurore te ceshtjes. Kane qene ekspertet e Institutit te Mjekesise Ligjore qe kane bere keqyrjen e trupave te viktimave te shoqeruar me procesverbalin perkates me shkrim ze dhe figure e foto.


ka do te thote qe ekspertet e Mjekesise Ligjore kane bere filmimin e ekspertimit te trupave te viktimave. Predhat e nxjerra nga trupat jane pershkruar ne procesverbale me shkrim dhe shoqeruar me ze e pamje filmike qe me pas jane administruar ne qese plastike per te vazhduar keqyrjen e tyre me mikroskop.


Pas kryerjes se te gjitha ketyre procedurave gjithmone duke bere pershkrimin e punes ne procesverbal jane fiksuar te dhenat dhe me pas jane administruar ne zarf perkatese ku edhe jane administruar si prova materiale te procesit hetimor te ngjarjes se 21 janarit- thane mbreme te pyetur nga Shekulli burimet zyrtare te Prokurorise se Pergjithshme duke i cilesuar pretendimet e ministrit si fantazi filmash.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›