E Diel, 1 Nëntor 2026

Nese krijojne stabilitet zgjedhjet e parakohshme jane zgjidhje

Eurodeputetja qe pergatiti raportin dhe ndihmoi Shqiperine per te marre liberalizimin e vizave me BE-ne apelon per dialog qe vendi te dale nga qorrsokaku. Fajon Te ndalohet dhuna dhe presionet mbi gazetaret

Zgjedhjet e parakohshme jane Zgjidhje nese krijojne stabilitet


Parlamenti Europian ka paraqitur si zgjidhje per krizen e rende qe ka perfshire Shqiperine mundesine per zhvillimin e zgjedhjeve te parakohshme. Duke e cilesuar kete si nje shenje demokracie dhe zhvillim shume normal ne nje shoqeri te lire BE-ja ka kerkuar shqyrtimin e kesaj teze nga forcat politike shqiptare.


Kjo deklarate eshte bere nga Europarlamentarja Tanja Fajon e cila eshte edhe njeriu qe ka bere perpiluar raportin dhe ka ndihmuar Shqiperine per te arritur liberalizimin e vizave. Fajon dhe perfaqesues te larte te BE-se kane apeluar edhe ndaj dhunes se ushtruar mbi gazetaret si dhe me kerkesen e PD-se per te pergjuar telefonat.


Kriza politike


E pyetur nese zgjedhjet e parakohshme parlamentare do te zgjidhnin kete krize apo ngerc politik ne Shqiperi Fajon eshte pergjigjur qe vendimi duhet te merret nga autoritetet shqiptare duke pasur ne mendje faktin qe duhet te bejne zgjedhjen me te mire per vendin. Ajo ka shpjeguar se BE nuk deshiron te nderhyje ne ceshtjet e brendshme te Shqiperise por nga ana tjeter Bashkimi Europian thekson se eshte shume e rendesishme qe te garantohet nje dialog qe mund ta nxjerre vendin nga ky qorrsokak ku eshte sot.


Kjo do te ishte mire sepse vendi ka ngecur vertet mbrapa ne rrugen e reformave qe jane te rendesishme per qytetaret. Prandaj nese zgjedhjet e parakohshme do te ishin nje rrugedalje per te siguruar qe vendi te ishte politikisht i qendrueshem dhe per te siguruar nje dialog mes autoriteteve mes te gjitha paleve te perfshira atehere une do te thosha Po kjo do te ishte nje zgjidhje - tha Tanja Fajon.


Gazetaret


Nderkohe Fajon ka komentuar edhe dy rastet specifike te dhunes dhe presionit mbi gazetaret shqiptare. U informova mbi presionin ndaj gazetareve ne Shqiperi. Sot bisedova dhe me Federaten Nderkombetare te Gazetareve dhe si ish-gazetare mund te them se eshte e papranueshme qe te behet cfaredolloj presioni ndaj gazetareve nga autoritetet.


Do tu beja thirrje te gjitha autoriteteve ne vend te gjithe atyre qe kane pergjegjesi qe te respektojne lirine e medias. Kjo do te thote gjithashtu se pa vendim gjyqesor ju nuk mund ti kerkoni gazetarit tju jape numrat ne telefonin e tij sepse gazetaret kane te drejten qe te respektojne e te mos tregojne burimet e tyre.


shte shume e rendesishme qe gazetaret te kene lirite e tyre te plota e qe qytetaret ne fund te kene nje informacion te drejte e te ndershem - tha Fajon. Ajo pohoi se autoritetet ne vend duhet te respektojne rregullat e vendeve demokratike dhe se liria e medias eshte e drejte themelore e njeriut.

Federata Nderkombetare e Gazetareve denon dhunen dhe presionet qe po ushtrohen mbi median nga qeveria
Gazetaret mbrohen nga Gjykata e te Drejtave te Njeriut

Federata Nderkombetare e Gazetareve ka denuar dje dhunen dhe plagosjen e gazetareve shqiptare nga ana e policise me date 21 janar ne Tirane. Permes nje deklarate zyra per komunikimin dhe te drejtat ne IFJ tha se pergjegjesit e dhunes dhe presionit duhet te dalin perpara drejtesise.


Kemi degjuar mbi sulmin ndaj gazetareve ne Shqiperi gje qe na shokoi natyrisht sepse ne mbrojme te drejten e shtypit e kjo na ben pergjegjes per te gjithe qe gazetaret kudo ne bote te punojne ne pavaresi dhe siguri te plote.


Ajo cfare ndodhi ne Shqiperi eshte se e drejta e gazetareve per te punuar ne siguri te plote eshte cenuar. Ne denojme kete sulm dhe denoncojme sjelljen e autoriteteve shqiptare dhe kerkojme me insistim qe personat te cilet dhunuan koleget tane te ndiqen nga drejtesia e te denohen - tha Ernest Sagaga zyra per komunikimin dhe te drejtat ne IFJ.


Duke komentuar kerkesen e Komisionit Hetimor te ngritur nga Partia Demokratike per te marre tablatet telefonike te gazetareve Federata Nderkombetare tha se kemi te bejme me nje rast ku shkelet ligji dhe te drejtat e njeriut. Kjo nuk eshte normale madje eshte e papranueshme. Kete nuk e themi vetem ne Federata Nderkombetare e Gazetareve por e thote qarte e prere Gjykata e te Drejtave te Njeriut.


Mbrojtja e burimeve te gazetareve eshte parim baze ne gazetari nje parim qe eshte njohur si i tille si i padhunueshem nga kjo gjykate. Nuk mund ti kerkojme gazetarit te jape te dhenat per telefonatat e tij pasi kjo do te ishte pothuajse si te japesh identitetin e burimit - deklaroi Sagaga.


Federata fajesoi drejtperdrejte qeverine si pergjegjese per shkeljen e parimeve baze te demokracise. Jemi te habitur qe nje vend si Shqiperia qe mundohet te perparoje ne demokraci qe mundohet te vere ne jete te drejtat dhe vlerat demokratike europiane autoritetet vendase kerkojne ne ditet e sotme si te ishte e mundur te kene akses ne burimet e gazetareve. Kjo nuk eshte e mundur - tha Sagaga.

PRESIDENTI I REPUBLIKS

Topi-shoqerise civile

Ndihmoni te zgjidhim krizen
TIRAN- Presidenti i Republikes Bamir Topi takoi dje nje grup politikanesh intelektualesh nga shoqeria civile studiuesish dhe studentesh me te cilet pati nje bisede te hapur lidhur me situaten e veshtire ne vend.


Kreu i shtetit perseriti apelin e tij per dialog dhe nga ana tjeter i kerkoi perfaqesuesve te shoqerise civile qe te luajne rolin e tyre individual dhe te organizuar ne kete situate per ndergjegjesimin e mendjeve te nxehta qe te ulin tonet e ashpra te akuzave dhe kunder akuzave te lene pas gjuhen e urrejtjes e te gjejne sa me shpejt ate te dialogut per ta nxjerre vendin nga kjo situate e veshtire.


Nga ana e tyre Perfaqesuesit e Forumit paraqiten nismen e tyre qe ka si synim qetesimin e situates dhe ndalimin e sulmeve te mazhorances ndaj institucioneve. Me nismen e saj shoqeria civile synon rivendosjen e nje klime qendrueshmerie dhe duke rritur mirebesimin e qytetareve tek perfaqesuesit e tyre politike te zgjedhur dhe sidomos te funksionimi normal i shtetit te se drejtes dhe institucioneve. Ne kete pike shoqeria civile ka gjetur edhe mbeshtetjen e Presidentit Topi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›