Tre angleze mashtrim me llotarine e Nokia

TIRANE- Dy zyrtare te Bankes HSBC ne Londer dhe nje menaxher i Korporates NOKIA ne Londer jane marre ne ndjekje penale nga Policia e Tiranes me akuzen e vjedhjes nepermjet Mashtrimit ne bashkepunim pasi ndaj tyre eshte depozituar nje denoncim nga nje grua me banim ne Tirane.
Lajmi eshte bere i ditur zyrtarisht per Shekullin dje nga Drejtoria e Policise se Tiranes e cila tha se oficeret e Seksionit te Antikrimit Ekonomik dhe Financiar kane nisur procedimin penal ne gjendje te lire ndaj Xhejm Roland James Roland Menaxher ne korporaten Nokia ne Londer Agataa Uazik Agata Wasik Specialiste e Sherbimeve te Komunitetit ne Banken HSBC ne Londer si dhe Stefen Grin Stephen Green menaxher ne degen e bankes HSBC.
Te tre keta persona me banim ne Londer sipas burimeve zyrtare te Policise se Tiranes akuzohen se ne bashkepunim me njeri- tjetrin i kane derguar nje mesazh telefonik shtetases A.uko ne Tirane duke e njoftuar se ajo ishte fituese e llotarise se kompanise Nokia me vlere 600 mije paund.
Sipas policise ne mesazhin e derguar gruas ne Tirane thuhej se ne kembim te marrjes se cmimit duhej te paguante nepermjet nje transferimi permes agjencise se Uestern Union nje shume prej 3203 paundesh angleze. Pas transferimit te parave ne adresen e kerkuar nga keta persona gruaja do te kishte mundesine te merrte cmimin e llotarise se akorduar per te ne vleren e 600 mije paundeve.
Burimet e policise thane se gruaja ka marre mesazhin telefonik me daten 20 janar te ketij viti ndersa i ishte premtuar se parate do ti merrte me 25 janar.
Policia nuk saktesoi nese marresja e mesazhit kishte paguar apo jo parate ne drejtim te adreses se dhene nga personat. Nderkaq burime te zyres se hetimit te Antikrimit Ekonomik pohuan se marresja e sms-se telefonike kishte kryer nje pagese ndersa me pas nuk kishte marre parate per te cilat i ishte premtuar ne sms-ne ku i thuhej se ishte fituese e shumes se parave qe i ishte premtuar.
Nga verifikimet e kryera nga zyra e Antikrimit Ekonomik te Tiranes ne bashkepunim me zyren e Interpolit dhe te homologeve te tyre angleze eshte mesuar se ne te vertete te tre personat perfshire ne kete histori ishin njerez reale ndersa nepermjet numrit te telefonit te derguar gruas ne Tirane eshte konfirmuar edhe identiteti i tyre.
Pas verifikimeve te policise dhe kontakteve me policine londineze eshte mesuar se personat e mesiperm ishin reale dhe se ishin po ashtu punonjes ne HSBC Bank perkatesisht Stefen Grin menaxher dhe Agata Uazik Specialiste e Sherbimeve te Komunitetit ne kete banke si dhe Xhejms Roland menaxher i NOKIA-s.
Pas identifikimit te tyre policia i referoi prokurorise materialet duke derguar materialin hetimor edhe ne Angli. Identifikimi i personave te mesiperm eshte i pari i kesaj natyre i zbuluar nga policia.
Nderkaq vite me pare dhjetera qytetare kishin rene pre e nje mashtrimi te quajtur Llotaria Spanjolle dhe shume prej tyre paten transferuar para ne kembim te llotarise qe prisnin te fitonin ndersa mbeten te zhgenjyer pas imeileve te ndryshme qe kishin marre. Pavaresisht hetimit te kryer Policia nuk arriti te identifikonte te dyshuarit e ketyre mashtrimeve.
600 mije paund ishte njoftuar nepermjet nje sms-je nje grua nga Tirana se kishte fituar pasi ishte bere ne menyre automatike pjestare e llotarise se kompanise se prodhimit te telefonave NOKIA.
3203 paund i ishte kerkuar marreses nepermjet mesazhit telefonik qe te paguante per tu bere perfituese e shumes se akorduar nga llotaria e NOKIA-s.
3 persona moren ne ndjekje penale nga Policia e Tiranes me akuzen e mashtrimit pas nisjes se hetimit per degimin e mesazhit mashtrues ne drejtim te gruas nga Tirana.
Xhejms Roland James Roland banues ne Londer me detyre menaxher ne Nokia Corporation
Agata Uazik Agata Wasik banuese ne Londer Specialiste e Sherbimeve te Komunitetit ne Banken HSBC Officer of the Bank
Stefen Grin Stephen Green banues ne Londer me detyre Menaxher ne Banken HSBC ne Londer
Tregtari merret i pandehur per mashtrim
Administratori i nje firme u mor nga policia ne ndjekje penale me akuzen e mashtrimit pasi ndaj tij dy persona kishin denoncuar marrjen e shumave prej 1500 eurosh me pretendimin se do ti punesonte si infermiere ne Arabine Saudite dhe ne vende te ndryshme te Gjirit Persik. Agim Molla 59 vjec nga Saranda banues ne Tirane administrator i nje subjekti tregtar ne Tirane u denoncua disa dite me pare per mashtrim.
Dy persona me inicialet E. Lamaj 31 vjec banues ne Tirane dhe E. Dani 27 vjec banues po ne Tirane e kane akuzuar Mollen per mashtrim. Sipas policise mashtrimi ka nisur pasi ne muajin prill te vitit te kaluar ne rrugen Ferit Xhajko Agim Molla iu ka marre nepermjet mashtrimit ketyre dy personave shumen prej 1 500 euro.
Burimet e policise thane se mashtrimi i Molles ishte kryer pasi ai iu kishte premtuar ketyre dy personave se do ti punesonte si infermiere ne Arabine Saudite ose ne vende te tjera te Gjirit Persik.
Nderkaq burimet e policise thane se vec ketyre dy personave dyshohet se Molla iu ka marre para personave te tjere duke iu premtuar atyre punesim ne keto vende duke mashtruar ne te njejten forme. Pas marrjes se deklarimeve te paleve policia referoi ne prokurori materialet ne ngarkim te Molles me akuzen e vjedhjes nepermjet mashtrimit.