E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokurorët gjermanë nuk e duan Benaissan në burg

Berlin, 26 gusht – Këngëtarja gjermane e infektuar me HIV, e akuzuar se qëllimisht përmes marrëdhënieve seksuale ka përhapur sëmundjen, nuk duhet të shkoj në burg, kanë thënë prokurorët. Në argumentimin final, prokurorët kanë sugjeruar që 28-vjeçarja Nadja Benaissa të dënohet me dy vjet burg me kusht.

Nadja Benaissa, e cila është më e njohur si njëra nga këngëtaret e pop grupit të femrave “No Angels” ka pranuar se ka pasur marrëdhënies seksuale pa mbrojtje, por ka refuzuar pretendimet se qëllimit ka transmetuar virusin HIV, transmetojnë mediet gjermane.

Gjykata në qytetin e Gjermanisë qendrore, Darmstadt, duhet të merr vendimin sot, dhe nëse dëshmohet se këngëtarja është fajtore, ajo rrezikon të dënohet me 10 vjet burg.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›