E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stallone: Nuk kam nevojë për viagra

Los Angeles, 26 gusht -  Aktori i filmave aksion, Sylvester Stallone, është i vendosur të mos përdorë viagra, pasi që ai është i lumtur me bashkëshorten e tij Jennifer Flavin.
Aktori 64-vjeçar këmbëngul se asnjë mashkull nuk ka nevojë të përdorë viagra, përderisa kanë një të dashur tërheqëse, transmeton MIA.
“Varet nga partneri, le të përballet me këtë. Unë jam flirter i mirë. Unë flirtoj mirë. Jo që jam ndonjë kazanova i madh, por mendoj se femrat dëshirojnë meshkuj të mençur, jo vetëm ata që thonë, ‘le të shkojmë në shtëpinë time dhe të zhvishemi’. Ndoshta kjo vjen më vonë, por në fillim është një shaka e rastit”, deklaroi Stallone.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›