E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta takime në Kamëz

Tiranë -Udhëheqësi i Lëvizjes Socialiste për Integrim,.Ilir Meta ka zhvilluar një takim me banorë të zonës së Bathores, në bashkinë e Kamzës. Në fjalën e rastit, Meta tha se fati i një vendi, nuk mund të mbetet në dorën e dy aventurierëve, që tallen, që nga Kushtetuta,- gjëja më e rëndësishme që mund të ketë një shtet, e deri te Prokuroria, duke bërë pazarin më të fundit të fëlliqur të dy njerëzve të papërgjegjshëm që nuk kanë asnjë respekt për shtetin dhe për ligjin.

Shpërblimet e fundvitit që jep qeveria Berisha, Meta i ka konsideruar ato qesharake dhe që nuk sigurojnë asgjë për pensionistët. Në këtë drejtim, Meta përmendi faktin se Sali Berisha ka një vit që e mban në sirtar projektligjin e hartuar nga LSI, në bashkëpunim me sindikatën e pensionistëve, për kujdesin e moshës së tretë. Një gjë e tillë, sipas kryetarit të LSI, tregon papërgjegjshmërinë e Kryeministrit, ashtu siç e tregon edhe fakti që Berisha nuk ndjen përgjegjësi edhe për tragjedinë e Gërdecit.

“Dua ta mbyll me besimin tim të jashtëzakonshëm që LSI dhe koalicioni i saj do të jetë fitues në vitin 2009. Sepse, nuk mund të kenë shqiptarët alternativë tjetër që t’u garantojë dinjitetin e tyre, tu garantojë pronat e tyre, tu garantojë të ardhmen e fëmijëve të tyre. Duke qenë i bindur se vitin e ardhshëm do të kemi mundësi të takohemi shumë më pranë, jo vetëm në takime kaq të mëdha, dua të shpreh bindjen time se viti 2009 do të jetë një vit i mbarë”, tha Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›