“Prokurorëve t’u hiqet e drejta e hetimit”
Përfaqësuesit e Prok-urorisë së Përgjithshme debatuan dje ashpër me zyrtarët e Ministrisë së Brends-hme dhe Policisë së Shtetit, lidhur me ndryshimet në ligjin "Për Policinë Gjyqësore".
Trazhgim Sokolaj
Organi qendror i akuzës duket se nuk është dakord me ndryshimet në ligj të cilat kërkohen nga Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme. Përfaqësuesi i organit qendror të akuzës ka tejkaluar dje qëndrimin skeptik ndaj ndryshimeve në ligj duke u shprehur në mënyrë të hapur kundër zgjerimit të kompetencave të Policisë Gjyqësore në hetimin e ëështjeve penale. Debati mes dy palëve është zhvilluar në prani të përfaqësuesve dhe ekspertëve të misioneve të huaja ICITAP, PAMECA dhe EURALIUS, të cilat asistojnë institucionet shqiptare të drejtësisë dhe luftës kundër krimit. Në prani të përfaqësuesve të këtyre misioneve, Ministria e Brendshme organizoi dje takimin për të diskutuar ndryshimet në ligjin "Për Policinë Gjyqësore" dhe në Kodin e Procedurës Penale me qëllim që memorandumi i nënshkruar pak kohë më parë mes ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani dhe prokurores së Përgjithshme, Ina Rama, të bëhet i zbatueshëm. Ky memorandum parashikoi se hetimet paraprake duhet të bëhen nga Policia Gjyqësore pranë komisariateve dhe drejtorive të policisë në qarqe. Dokumenti i firmosur nga Ina Rama dhe Nishani, parashikon zgjerimin e dukshëm të kompetencave të Policisë Gjyqësore në kryerjen e veprimeve hetimore, duke i lënë prokurorit rolin e drejtuesit.
Zbatimi i marrëveshjes
Sipas memorandumit, dosjet penale duhet të qëndrojnë në Policinë Gjyqësore e cila duhet të hetojë dhe t'u komunikojë akuzën të pandehurve, ndërsa prokurori mund të kërkojë të njihet me dosjen dhe të urdhërojë veprime hetimore sipas rastit duke ia deleguar veprimet procedurale Policisë Gjyqësore në drejtori të policisë ose në komisariatin përkatës. Mirëpo marrëveshja rrezikon të mos jetë e zbatueshme nëse nuk bëhen ndryshime në ligjin "Për Policinë Gjyqësore" dhe Kodin e Procedurës Penale. Ky i fundit në përmbajtjen aktuale parashikon prokurorin si drejtues të hetimeve penale dhe përfaqësues të akuzës në gjykatë në emër të shtetit. Përfaqësuesit e policisë dhe Ministrisë së Brendshme, kërkojnë që me ndryshimet në ligj dhe në Kodin e Procedurës Penale, prokurorit t'i hiqet kompetenca e pjesëmarrjes direkte në veprimet hetimore të cilat duhet të bëhen nga oficerët e Policisë Gjyqësore. "Ne kërkuam që prokurori të mbajë rolin e përfaqësimit të akuzës në gjykatë në emër të shtetit sipas Kushtetutës dhe ligjeve, por të distancohet nga veprimet hetimore rutinë të cilat mendojmë se duhet të kryhen nga oficerët e Policisë Gjyqësore. Prokurorit t'i lihet pozicioni i caktuar nga ligji dhe roli për të marrë pjesë në rast të hetimesh ndaj deputetëve apo dosjeve të veëanta por prokurori të mos kthehet në një hetues të rëndomtë. Ndryshe nga vendet perëndimore në Shqipëri Prokuroria ka më shumë prokurorë sesa hetues, ndërkohë që ky raport duhet të përmbyset", thanë burimet nga Policia e Shtetit. Mirëpo sipas tyre, një propozim i tillë nuk është pritur mirë nga përfaqësuesi i Prokurorisë së Përgjithshme, i cili është shprehur kundër ndërhyrjeve të tilla në ligjin "Për Policinë Gjyqësore" dhe në Kodin e Procedurës Penale.