Prokuroria ankimoi dënimin në Apel, ish-zv/ministri Jaka kërkon lirinë
TIRANE - Nikolin Jaka, ish-zëvendësministri i Transporteve i dënuar pak ditë më parë nga Gjykata e Tiranës me 19 muaj burg për veprën penale të "ushtrimit të ndikimit të paligjshëm", kërkoi dje në këtë gjykatë lirimin
nga qelia ditën që përfundon dënimin. Shorti elektronik i gjykatës përzgjodhi dje gjyqtarin Gerd Hoxha për të shqyrtuar kërkesën e Jakës, seanca e parë për të cilën pritet të jetë gjatë javës së ardhshme. Ish-zëvendësministri i Transporteve, Jaka, u prangos gjatë kohës që ushtronte detyrën në operacionin e koduar "Me duar të pastra". Bashkë me të ranë në pranga edhe tetë persona të tjerë, dy prej të cilëve u liruan gjatë hetimeve duke iu pushuar edhe çështja. Ndërsa për shtatë personat që mbetën nën akuzë, përfshi edhe ish-kreun e Rrugëve dhe disa zyrtarë të tjerë të këtij institucioni, organi i akuzës e dërgoi çështjen në gjyq ndërsa më pas kërkoi dënime për ta. Pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës i gjeti fajtorë për abuzime me tenderin e rrugës Has-Qafë-Prush dhe i dënoi të pandehurit. Por dënimeve të tyre u zbritet një e treta si pasojë e aplikimit të gjykimit të shkurtuar, kërkesë kjo e mbrojtjes që u pranua nga gjykata. Nga përllogaritja e dënimeve të akorduara, Jaka dhe disa prej të bashkakuzuarve me të përfundojnë dënimet në ditët në vazhdim, por fakti që këto dënime nuk kanë marrë formë të prerë, atëherë duhet patjetër një vendim tjetër gjykate për të urdhëruar lirimin e tyre ditën që përfundojnë shlyerjen e tij. Ndërkohë dy ditë më parë, Prokuroria e kryeqytetit pohoi se kishte apeluar këtë vendim, duke kërkuar masa më të larta për të akuzuarit, ndërsa mbrojtësit e të pandehurve i janë drejtuar më parë Shkallës së Dytë duke kërkuar pafajësinë. fa.ma