E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokurori amerikan sugjeroi lirimin e pese prej gjashte gardisteve

Vetedorezohen pyeten dhe lirohen kreret e Gardes. Prokurori amerikan keshilloi lirimin e 5 prej 6 gardisteve. Mbahet ne arrest vetem Alfred Ahmetcenaj. Ja cfare ndodhi gjate oreve te nates me rreth 30 gardiste qe mberriten me makina dhe rroba civile ne dyert e Prokurorise nderkohe qe brenda nje prokurore femer firmoste arrestin e dyte per 21 janarin. Deshmia 6 oreshe e Ahmetcenajt para arrestimit Zgjodhem 5 gardiste per grupin e zjarrit urdher per te qelluar turmen skam dhene...

TIRAN- Vetedorezohen pyeten dhe lirohen nga prokuroria pese nga gjashte drejtuesit e Gardes se Republikes ndaj te cileve prej dates 22 janar ishte leshuar urdher-ndalimi nga grupi hetimor i Prokurorise se Tiranes qe po heton demonstraten e 21 janarit dhe pasojat e saj.
Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te Prokurorise se Pergjithshme dhe atyre prane Policise se Shtetit ku keta te fundit kane perpiluar procesverbalet e dorezimit te gjashte drejtuesve te Gardes se Republikes brenda ambienteve te organit te akuzes. Sipas ketyre burimeve mesohet se ka qene ora 1900 e mbremjes se marte ku para deres kryesore te Prokurorise se kryeqytetit kane ndaluar disa makina ku prej tyre kane zbritur gjashte drejtuesit e Gardes qe prej 17 diteve ndodheshin ne kerkim nga prokuroria.

I pari qe ka zbritur nga makina dhe ka hyre ne institucionin e akuzes ka qene Komandanti i Gardes gjeneral Ndrea Prendi per tu pasuar nga Dashamir Shehi me detyren e Komandantit te Njesise numer dy njesia qe me 21 janar kishte per detyre ruajtjen e kryeministrise komandanti i njesise speciale te Gardes major Alfred Ahmetcenaj dhe komandantet e njesive te tjera Altin Kollcinaku Fatos Bushati e Aleksander Deda. Te gjashte drejtuesit e Gardes ishin te veshur civile dhe shoqeroheshin nga nje numer i madh efektive te gardes te cilet ishin po me rroba civile por qe kane pritur deri ne oret e para te mengjesit te djeshem kur prokuroret kane perfunduar marrjen e shefave te tyre ne pyetje.
Pas hyrjes se drejtuesve te Gardes ne prokurori aty jane paraqitur disa agjente te Drejtorise se Policise se Tiranes te cilet brenda ambienteve te institucionit te akuzes kane mbajtur procesverbalet e dorezimit te drejtuesve te Gardes.

Pas firmosjes se procesverbaleve te dorezimit te 6 drejtuesit e Gardes te shoqeruar nga avokatet e tyre mbrojtes jane shoqeruar ne zyra te ndryshme te prokuroreve dhe hetuesve te ceshtjes per te dhene shpjegime me cilesine e personave nen hetim. Pyetja e tyre ka vazhduar per rreth 7 ore ku secili prej tyre ka dhene versionin e tij per demonstraten e 21 janarit ku mbeten te vrare me arme zjarri kater demonstrues dhe u plagosen shtate te tjere.
Pas marrjes ne pyetje prokuroria ka vendosur nen keshillimin e prokurorit amerikan qe per gjithe kohen ishte prezent aty te liroje pese nga gjashte drejtuesit e Gardes se Republikes per tu hetuar ne gjendje te lire pa mase shtrenguese.
Ne perfundim te kesaj procedure si dhe ne vleresim te rrethanave te deritanishme te hetimit nga ana e prokuroreve u urdherua lirim per shtetasit Ndrea Prendi Dashamir Shehi Aleksander Deda Fatos Bushati dhe Altin Kollcinaku-thuhet ne njoftimin e zyres se kryeprokurores znj.Ina Rama.


DSHMITE

Prendi

Sipas ketyre burimeve mesohet se Komandanti i Gardes gjeneral Ndrea Prendi eshte marre ne pyetje nga zv/drejtuesi i prokurorise se kryeqytetit prokurori Genci Qano para te cilit ka mohuar se kishte dhene urdher per te qelluar me arme zjarri.
Ishte caktuar nje grup prej disa gardistesh te njesise speciale te cilet ishin te vetmit qe kishin plumba luftarake dhe ne rast se turma do te hynte brenda territorit te kryeministrise do te qellonin per paralajmerim por jo drejt turmes. Jane zbatuar rregulloret dhe urdhri i dhene ka qene per te qelluar ne ajer me plumba manovre mesimore- ka thene Ndrea Prendi.

Shehi
Komandanti i njesise numer dy shtetasi Dashamir Shehi qe kishte per detyre me date 21 janar ruajtjen e kryeministrise dhe kishte nen komande njesite e tjera te Gardes eshte pyetur nga prokurori Ervin Karanxha.
Ne momentin qe kane filluar te shtenat me arme une nuk kam qene ne ambientet e jashtme te kryeministrise pasi po merrja mjekimet e plages qe mora ne koke-ka thene nder te tjera Shehi

Ahmetcenaj
Komandanti i njesise speciale te Gardes se Republikes major Alfred Ahmetcenaj i cili edhe u arrestua ne oret e para te mengjesit te djeshem mesohet se eshte marre ne pyetje nga zv/prokurorja e institucionit te akuzes prokurorja Marjeta Zaimi. Sipas burimeve te Prokurorise se Pergjithshme majori Ahmetcenaj ka mohuar se ka dhene urdher per te qelluar me arme zjarri edhe pse ishte drejtuesi i pese efektiveve qe ishin caktuar si grupi i zjarrit per demonstraten e 21 janarit. prej tyre dyshohet se jane kryer vrasjet dhe plagosjet bazuar ne ekspertizen e predhave ne trupat e viktimave

Bushati Kollcinaku dhe Deda
Tre komandantet e njesise numer 1 3 dhe 4 mesohet se jane marre ne pyetje nga prokurori Adriatik Camaj dhe dy hetuesit e ceshtjes. Sipas te dhenave te Prokurorise se Pergjithshme roli i tre drejtuesve te ketyre njesive ishte mbeshtetes te njesise numer dy dhe nen komanden e drejtuesit Shehi.

Deshmia e Ahmetcenaj Nuk kam dhene urdher te qellohet me plumba luftarake drejt turmes apo ne ajer

TIRAN- Ne asnje ne rast me detyren e komandantit te njesise speciale dhe i grupit te zjarrit nuk kam dhene urdher te qellohet me plumba luftarake drejt turmes apo ne ajer. Keshtu pretendoi nder te tjera para prokurores dhe hetuesit te ceshtjes komandanti i Njesise Speciale te Gardes se Republikes majori Alfred Ahmetcenaj te cilit ne oret e para te mengjesit te djeshem iu vendosen prangat.
Ahmetcenaj pervec se kishte nen komanden te gjithe njesine speciale kishte ne vartesi edhe pese efektivet qe sipas planit te masave ishin caktuar per hapje zjarri luftarak ne rast nevoje duke i etiketuar si grupi i zjarrit. Ne mesin e ketyre personave sipas prokurorise ishte edhe i arrestuari i dy diteve me pare Agim Llupo mbi te cilin rendon akuza e vrasjes se demonstruesit Ziver Veizi nga Gjirokastra.
Arrestimi i majorit Ahmetcenaj mesohet se eshte bere ne zyren e zv/prokurores se kryeqytetit prokurores Marjeta Zaimi ne prezencen e prokurorit amerikan dhe njerit nga hetuesit e ceshtjes. Efektivet e policise me kerkese te prokurores ne oren 0332 minuta i kane vendosur prangat majorit Ahmetcenaj duke e shoqeruar me pas ne dhomat e paraburgimit te Drejtorise se Policise ne Tirane. Ahmetcenaj ka dhene versionin e tij per ngjarjen per rreth 6 ore.

Deshmia
Ne planin e masave per demonstraten e 21 janarit nga njesia ime ishin perzgjedhur 5 efektive te cilet ishin te vetmit te pajisur me plumba luftarake qe njihen si grupi i zjarrit dhe ishin te vetmit qe do te perdornin plumbat luftarake sipas ligjit per perdorimin e armeve por ne asnje moment pa urdhrin tim. Dhe gjate gjithe dites se demonstrates ne asnje rast nuk kam dhene urdher qe grupi i zjarrit te qelloje me arme zjarri luftarak drejt turmes qe ndodhej jashte rrethimit te nderteses se kryeministrise. Njesia qe une drejtoja ka qene force mbeshtetese e njesise nr.2 qe kishte per detyre ruajtjen e nderteses se kryeministrise. Njesia ime ishte vendosur fillimisht pas nderteses se kryeministrise dhe ne rast se porta do te thyhej ne atehere do te vepronim. Turma fillimisht eshte ndaluar nga policia qe ndodhej jashte rrethimit te nderteses. Me pas pas largimit te policise brenda rrethimit ka qene njesia dy e Gardes e cila ishte e pajisur vetem me pajisjet policore si shkopinj gome dhe mburoja ku disa prej tyre kishin edhe arme te tipit Kallashnikov me plumba mesimore. Ne momentin qe porta u thye jemi lajmeruar te afroheshim. Se bashku me pese efektivet e grupit te zjarrit jemi afruar prane portes ku demonstruesit qellonin me gure. Une nuk kam pas arme ne dore dhe gjithe kohes kam qene me koke i kthyer nga porta. Pese efektivet e grupi zjarri kishin armet MP-5 te kalibrit 9 mm dhe u pozicionuan sipas planit te vendosjes. Gjate gjithe kesaj kohe nuk kam urdheruar asnjehere qe te qellohet nga grupi i zjarrit. Ka pas raste qe kerkoja te mos hapej zjarr edhe nga gardistet qe qellonin me plumba mesimore- eshte shprehur nder te tjera komandanti Alfred Ahmetcenaj para arrestimit.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›