SOT MASA E ARRESTTIT PR GARDISTIN LLUPO
Shefi i Shtabit te Njesise Speciale te Gardes se Republikes major Agim Llupo i cili tre dite me pare u arrestua nga policia me urdher te prokurorise mesohet se gjate deklarimeve te tij ka mohuar se ka qene personi i futur ne tunelin e kryeministrise i fiksuar nga te gjitha kamerat e televizioneve ne vend.
Nuk kam qene une i vendosur ne tunelin e kryeministrise. Une kam qelluar ne ajer por ne asnje rast ne drejtim te turmes-mesohet te kete pretenduar Llupo. Gjate marrjes ne pyetje ai ka qene vazhdimisht i shqetesuar dhe hera-heres i dridhej zeri. Policia shkencore e MB ka deklaruar se nga arma e tij ka gjetur vdekjen demonstruesi Ziver Veizi.
Nderkohe Gjykata e Shkalles se Pare ne kryeqytet me kerkese te prokurorise ne ora 1330 minuta do te marre ne shqyrtim kerkesen per vleftesimin e arrestit dhe caktimin e mases se sigurise ndaj ish-shefit tashme te shtabit te Njesise Speciale te Gardes se Republikes major Agim Llupo i arrestuar tre dite me pare per akuzen e vrasjes ne rrethana cilesuese me shume se nje person dhe shperdorimit te detyres sipas Kodit Penal ushtarak.
Shqyrtimin e kerkeses se prokurorise mesohet se do ta shqyrtoje gjyqtari i gatshem Shkelqim Mustafa i cili disa muaj me pare u transferua me propozim te Keshillit te Larte te Drejtesise dhe dekretit te Presidentit nga Gjykata e Shkalles se Pare ne Gjirokaster prane seksionit penal te Gjykates se Shkalles se Pare ne Tirane.