Prokurori ushtarak i Guantanamos refuzon Obamën
Uashington - Prokurori ushtarak i burgut të Guantanamos ku mbahen të burgosur të pandehurit terroristë, ka dalë kundër Presidentit Obama. Prokurori ushtarak ka refuzuar anulimin e procesit gjyqësor të një të pandehuri Saudit i cili gjykohet si fajtori i sulmit ndaj anijes ushtarake amerikane "USS Cole" në vitin 2000 ku humbën jetën 17 vetë.
Gjykatësi James Pohl bëri të ditur se ai e ka refuzuar kërkesën e Obamës për të pezulluar procesin gjyqësor për 120 ditë të të pandehurit në fjalë. Pohl tha se për ndalimin e procesit të gjykimit të drejtën e vendimit e ka vetëm trupi gjykues dhe hodhi pretendimin se ndalimi i procesit është në dëm të interesave publike.
Pas këtij zhvillimi i cili e befasoi Uashingtonin, Ministria e Drejtësisë ka filluar të shqyrtojë refuzimin e gjykatësit.
Obama, mbrëmjen e ditës që filloi detyrën kërkoi prej prokurorisë që proceset gjyqësore në Guantanamo të ndalohen për 120 ditë. Një ditë më pas, 2 gjykatës që kishin në dorë dosjet e 5 të pandehurve të cilët akuzoheshin se kanë organizuar sulmet e 11 Shtatorit e pranuan këtë kërkesë.