E Shtunë, 31 Tetor 2026

Revista gjermane "Der Spiegel": "Agimi i Artë", bandë vrasëse

Për veprimtarinë e Agimit të Artë dhe anëtarëve të saj referohet me një reportazh të zgjeruar, revista gjermane "Der Spiegel", me titullin "Banda vrasëse".

"Sa më shumë thellohet kriza në Greqi, aq më tepër përkeqësohet klima e frikësimit në rrugët e Greqisë", vihet në dukje në revistën gjermane, duke konkluduar se "askund tjetër në Evropë, neo-nazistët dhe ekstremistët nuk përfitojnë kaq nga kriza ekonomike, ashtu si në Athinë". Gjithashtu thekson se vetëm në Greqi, ekziston parti me ideologji naziste në parlament.

"Për muaj, ekstremistët e djathtë shkaktojnë frikë dhe terror në Greqi. Sa më shumë thellohet kriza ekonomike, aq më të rrepta bëhen kushtet shtrënguese të huadhënësve evropianë dhe aq më tepër përkeqësohet klima e terrorit në rrugë. Shënohen sulme kundër të huajve, ndiqen homoseksualët, rrihen të majtët, por ka pasur dhe viktima. Në disa zona të Athinës, të huajt dhe pakicat nuk guxojnë të dalin jashtë në mbrëmje. Gazetarët dhe deputetët që stigmatizojnë fenomenin, i kërcënojnë ose i rrahin", shkruan Spiegel.

"Ndërkaq, shumë prej viktimave nuk denoncojnë në polici", thekson më tej revista, duke përmendur në veçanti përqindjet e larta që mori Agimi i Artë, në zgjedhjet e fundit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›