E Diel, 1 Nëntor 2026

Minoriteti maqedonas: Nuk do ta njohim regjistrimin e popullsisë

KORCË- Minoriteti maqedonas nuk do të njohë procesin e regjistrimit të popullsisë- Deklarata u bë nga Kreu i Aleancës Maqedonase, i cili sqaroi se ky nuk është një proces demokratik regjistrimi, pasi njeh vetëm ekzistencën e minoriteteve që ka njohur shteti komunist shqiptar.

“Minoriteti maqedonas në Shqipëri bashkë me minoritetet e tjera dolëm në një konkluzion dhe firmosëm një marrëveshje për të mos njohur rezultatet e këtij regjistrimi, nuk është një regjistrim demokratik. Akoma nuk është hequr neni 20 i ligjit për censusin. Në atë nen penalizohen të gjitha ato minoritete që janë njohur dikur nga shteti komunist shqiptar. Bëhet fjalë për zona të tëra të banuara me minoritet maqedonas, sic janë Golloborda në Peshkopi, zona e Gorës në Kukës”, tha Kreu i Aleancës Maqedonase.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›