Çitaku: Serbët me pakon e Ahtisarit kanë autonomi
PRISHTINE - Minsitrja e Integrimit Europian, Vlora Çitaku ka komentuar marrëveshjen Kosovë-Serbi, duke thënë se ky është vetëm fillim i këtij dialogu. Ajo ka thënë se serbët me pakon e Ahtisarit kanë autonomi.
“Është krijuar një antagonizëm për autonominë. Në këtë rast nuk nënkupton karakterin ekzekutiv”, ka thënë ajo.
Ajo ka shtuar: “Marrëveshja nuk është shumë e këndshme për ata që kanëfolur kundër sovranitetit të Kosovës. Askush nuk e pyet Serbinë në veri por kjo marrëveshje është në dobi të tyre. Shembulli më i mirë për këtë janë shqiptarët që jetojnë në jug të vendit”, ka thënë ajo në Interaktiv.
Sipas saj, Kosova as nuk po e diskuton vënien në referendum të kësaj marrëveshjeje.
“Nuk kemi nevojë ta vendosim në referendum se përfaqësuesit e popullit kanë votuar. Serbia ka telashe me këtë marrëveshje dhe ata po detyrohen të zbatojnë një marrëveshje që shkelin Kushtetutën e tyre”, ka theksuar ajo.
Ndërkaq, kundërshtinë e madhe në Parlement për këtë marrëveshje e ka quajtur normale.
“Kundërshtia në parlament sigurisht është normale për shkak të historisë. Ne e kemi pritur që do të përcillet me tensione”, ka thënë ajo, transmeton Indeksonline.
(ar.ku/BalkanWeb)