E Diel, 1 Nëntor 2026

Catherine Zeta Jones nominon Pluton Vasin me "Shqetesimet e nje obezi"

"Shqetesimet e nje obezi", filmi me i ri i regjisorit Pluton Vasi eshte nominuar nder tre filmat me te mire ne edicionin e 4- te Festivalit te Filmit Swansea Bay qe do te zhvillohet nga datat 30 maj-6 qershor ne Uells ne Britanine e Madhe, nje festival qe organizohet me mbeshtetjen e aktores hollivudiane Catherine Zeta Jones dhe Michael Sheen OBE.

Filmi i regjisorit Pluton Vasi eshte nominuar si me i miri per kategorine e filmave me metrazh nen 75 minuta. Ne faqen zyrtare te ketij festivali, i pari ne kete kategori renditet filmi Ruth (56 minuta) i regjisorit izraelit Keren Abitan, "The concerns of an obese", (69 minuta)i regjisorit shqiptar Pluton Vasi dhe The Art of Kissing, (73 minuta) i regjisorit amerikane Joseph Campo.

Kjo nuk eshte hera e pare qe Vasi, i cilesuar ne Shqiperi si nje regjisor qe ka sjelle nje ere te re ne filmin shqiptar, merr pjese ne evenimente boterore te filmit, kur shume here ai eshte nderuar edhe me cmime.

Festivali qe do te kulmoje ne 6 qershor me nje mbremje Gala te shperndarjes se cmimeve, pritet te sjelle nje rekord ne numrin e filmave te paraqitur, mbi 100 filma. Gjate javes se festivalit organizatoret mendojne te paraqesin per publikun nje numer sa me te madh filmash, qe do te shfaqen 'free' per publikun ne Dylan Thomas CentreDylan Thomas Centre.

Konkurrentet ne kete festival jane jo vetem regjisore me emer, por dhe regjisore te rinj dhe studente, te cilet prezantohen me gjini te ndryshme filmash si dokumentare, horrore, te animuar, video, etj, me kohezgjatje nga 5 -113 minuta.

Yje te Hollivudit do te marrin pjese ne Festivalin e Filmit Seansea Bay, qe mbeshtetet nga Catherine Zeta Jones dhe Michael Sheen OBE. Nder te ftuarit vecohen fituesi i cmimit Oscar Marcia Gay Harden, Nick Nolte, Joan Rivers Steve Guttenberg por edhe te mirenjohurit Xhulia Roberts dhe Ricard Gir.

Pergjate javes se festivalit jane parashikuar workshope mbi prodhimin e filmave te drejtuara nga JF Laton - skenarist dhe regjisor i Pretty Woman (Gruaja e bukur) si dhe shfaqje filmash pa pagese ne Qendren Dylan Thomas.

Seansea Bay Film Festival eshte nje nder festivalet me te njohur te kinematografise boterore qe, sic cileson drejtori Michael Attardi, eshte me i mire se ai i Kanes.

Festivali i dedikohet kryesisht filmit te pavarur dhe eksperimental dhe qellimi i tij eshte te promovoje talentet nderkombetare ne fushen e aktrimit dhe te filmberjes. (regjisore, aktore, skenariste). Ky eshte nje festival qe premton te "respektoje zerin individual" dhe organizatoret presin edhe me shume vizitore se ne edicionet e meparshme.

Qellimi i tij eshte te paraqese nje forum publik te gjere per prodhuesit e pavarur dhe eksperimentale te filmit dhe te ofroje nje shtrirje edukative. Festivali i filmit Swansea Bay eshte nje festival kualifikues per cmimin e filmave te pavarur britanik. Organizatore te kesaj ngjarje jane akademia e medias, incizimit, interaktive, televizionit dhe arteve skenike (AMRITSA) si dhe "Komiteti per perzgjedhjen speciale" i cili perbehet nga prodhues filmash, perfaqesues nga Qendra Dylan Thomas, departamenti i edukimit te te rriturve etj.

Filmi i Vasit

Premiera e filmit "Shqetesimet e nje obezi", me regji dhe skenar te Pluton Vasit, u shfaq ne Tirane ne 16 dhjetor te vitit te kaluar.

Ai u lancua ne ate kohe nga shume media ne Shqiperi, duke e cilesuar si nje film qe jo vetem rrok te tashmen dhe te shkuaren me ngjyra sa reale aq edhe groteske por edhe terheq kersherine e shikuesve permes nje objektiviteti me therese sa edhe alegorike. Pavaresisht se filmi zhvillohet ne Shqiperi ai duket se ndodh kudo, kjo fale kendveshtrimit regjisorial i cili nuk rreket te rrefeje permes nje gjuhe filmike te vecante.

Filmi qe ka si protagoniste aktoret Xhevahir Zeneli, Marjana Kondi dhe Arben Derhemi rrefen dilemen e brendshme te nje gazetari. Ai, teksa realizon nje dokumentar mbi personalitetin e njeriut ne Shqiperi, gjendet perballe njerezish me personalitete te dyzuara, cka e shtyn te kuptoje se tek e fundit edhe ai vete eshte i perfshire ne kete vorbull.

E nderthurur me personazhin kryesor, nje pjese e rendesishme e filmit eshte dhe arkiva e pasur me pamje filmike te hershme. Filmi merr persiper qe te thote te verteten dhe me arshiven e perdorur me shume profesionalizem nga Vasi, por vecanti e ketij filmi eshte edhe teknika e realizimit, e pasur me ngjyra te mbushura me personifikime. Ne fakt e gjithe arshiva eshte nje e shkuar, por aty ka edhe nje te sotme. Teknikat nuk jane perdorur me mendimin per te bere pershtypje.

Pluton Vasi eshte autor i shume filmave dokumentare, nder te cilet permenden "Loje botash", "Mjeker e thinjur", "C'do te thote", "K.E.N.G.A., "Gjitoni", filma qe jane vleresuar me cmime te rendesishme si brenda ashtu edhe jashte vendit. "Kenga" u nderua me cmim te pare nder nje mori filmash dokumentar nga e gjithe bota ne Festivalin Boteror te Arshives per Filmin Dokumentar, zhvilluar ne Badenbaden te Gjermanise ne korrik '97.

Dokumentari "K.E.N.G.A.", permes nje trajtimi bashkekohor jep historikun tragjik te kenges shqiptare deri ne prag te Festivalit te kenges ne Radio-Televizion,organizuar me 1996. Ne qender te dokumentarit autori ka vendosur nje nga zerat e pavdekshem te muzikes se lehte shqiptare, Artisten e Popullit Vace Zela. Specialistet me ne ze ne bote e kane konsideruar kete dokumentar si nje kombinim mjaft te arrire te materialit arshivor dhe nje trajtim te ri te cilin producenti ka arritur ta jape me nje dimension krejt origjinal ne kete

gjini.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›