E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria 9 burgime te perjetshme dhe 250 vite burg per Banden e Lushnjes

Pretenca Ilir Stergu dhe Arben Borici te denohen perjetesisht ne burg. Afrim Hoxha dhe Arjon Cici me nga 25

Prokuroria e Krimeve te Renda ka kryqezuar anetaret e Bandes se Lushnjes duke kerkuar nente burgime te perjetshme dhe rreth 250 vite burg per shtate ushtaret e Aldo Bares. Ky i fundit se bashku me krahun e djathte Enver Dondollaku jane gjykuar te ndare per shkak se jane arrestuar jashte territorit te Republikes se Shqiperise. Prokuroret Besnik Muci dhe Gentian Trenova lexuan dje ne Gjykaten e Krimeve te Renda pretencen perfundimtare prej 73 faqesh. I pari qe mesoi verdiktin e akuzes ka qene Arben Borici. Per kete te pandehur akuza kerkoi pese burgime te perjetshme nje denim me 25 vite burg dhe disa te tjere me nga pese dhe tete vite burg. Perfundimisht Borici u denua me burg perjete. Per te pandehurin e dyte Ilir Stergu akuza kerkoi kater burgime te perjetshme dy burgime me nga 25 vite burg dhe disa te tjere me nga 5 dhe 10 vite burg. Edhe per Stergun akuza kerkoi burg perjete. I treti ne radhe ka qene Afrim Hoxha. Prokuroria kerkoi per te denimin perfundimtar me 25 vite burg. Erjon Cici rrezikon serish nje denim me 25 vite burg ndersa per Arjan Alicon akuza kerkoi nje denim te lehte. Jorgo Muzaka rrezikon nje denim prej 10 vitesh burg ndersa Rexhep Gina ne total ka marre 38 vite burg por ne bashkim te denimeve rrezikon 20 vjet.

Sipas pretences se lexuar nga perfaqesuesit e akuzes te pandehurit jane grupuar ne nje organizate kriminale me kryetar Aldo Baren. Ketij te fundit shtetasi Artur Daja i vdekur i kishte vrare te vellain Ramadanin dhe me qellim hakmarrjen ndaj Arturit shokeve miqve dhe te afermeve te tij krijoi te ashtuquajturen Banda e Lushnjes. Fillimisht ne kete grup u mblodhen te pandehurit Ilir Stergu Afrim Hoxha Arben Borici Enver Borici Enver Dondollaku shoke miq dhe te aferm te pandehurit Aldo Bare dhe vellait te tij Ramadan Shkurtit te vrare. Pikerisht ne kete periudhe me date 3 gusht 1997 ne qytetin e Lushnjes eshte vrare me arme zjarri shtetasi shqiptaro-maqedonas Xhevat Demiri. Ne hyrje te qytetit te Lushnjes viktima se bashku me familjaret e tij jane ndaluar nga kater persona te armatosur ku ndermjet tyre ishin edhe te pandehurit Ilir Stergu dhe Afrim Hoxha Enver Dondollaku dhe Aldo Bare. Pasi kane vene maskat ne koke ata kane qelluar ne drejtim te shtetasit Xhevat Demiri. Me date 13 shkurt 1998 ne vendin e quajtur Kolonje te rrethit Lushnje eshte vrare me arme zjarri shtetasi Nimet Zeneli. Ne rrugen automobilistike persona te armatosur ku ndermjet te tjereve edhe te pandehurit Arben Borici e Ilir Stergu Enver Dondollaku dhe Aldo Bare i kane zene prite fuoristrades Tojota me targa FR 8079 A. Personat e armatosur pasi kane pare furgonin te afrohej kane qelluar me arme automatike ne drejtim te tij. Ne fuoristrade udhetonte shtetasi Gramoz Selmani shoku i ngushte i shtetasit Artur Daja si dhe shtetasit Masar Aliu e Nimet Zeneli po ashtu shoke te shtetasit Gramoz Selmani. Te pandehurit Arben Borici dhe Ilir Stergu kane ndjekur me vrap dy shtetasit Nimet Zeneli dhe Masar Aliu duke qelluar me arme ne drejtim te ketyre te fundit. Gjate ndjekjes shtetasi Nimet Zeneli eshte plagosur me arme zjarri dhe nuk ka mundur te largohej. I pandehuri Ilir Stergu se bashku me te pandehurin Arben Borici i jane afruar te plagosurit dhe kane qelluar ne drejtim te tij me arme zjarri duke i shkaktuar edhe vdekjen. Dy shtetasit e tjere Gramoz Selmani dhe Masar Aliu kane mundur ti shpetonin ekzekutimit.

Disa dite me vone me date 22 shkurt 1998 ne rrugen Kolonje- Bitaj te rrethit te Lushnjes me qellimin e vetem vrasjen e shtetasit Masar Aliu persona te armatosur ku ndermjet tyre edhe te pandehurit Enver Dondollaku Ilir Stergu dhe Arben Borici kane pritur ardhjen me makine te shtetasit Masar Aliu. Pasi kane pikasur ardhjen e makines kane dale dhe kane ndaluar makinen. Ata kane qelluar me arme zjarri ne drejtim te shtetasit Masar Aliu duke i shkaktuar vdekjen. Pas kesaj ata kane qelluar edhe ne drejtim te shtetasit Idajet Beqiri i cili ka qene rastesisht brenda ne automjet. Me date 18 gusht 1998 ne vendin e quajtur Kodrat e ullinjve ne afersi te fabrikes se tullave te rrethit Lushnje eshte gjetur i vrare me arme zjarri shtetasi Luan Bilbili i cili konsiderohej si shok i shtetasit Artur Daja. Akuza thote se te pandehurit akuzohen se ne gusht te vitit 1998 eshte djegur me ane te zjarrit banesa e shtetasit Shkelqim Haxhiu. Persona te armatosur ku ndermjet tyre edhe te pandehurit Ilir Stergu Arben Borici Enver Borici Erion Cici Jorgo Muzaka Rexhep Gina ne bashkepunim me te pandehurit e tjere Aldo Bare Enver Dondollaku dhe shtetasin e vrare Leonard Prifti etj. diten e ngjarjes kane shkuar ne shtepine e shtetasit Shkelqim Haxhiu. Pasi nuk kane gjetur personat qe kerkonin ata i kane vene zjarrin shtepise dhe kane marre me vete disa nga personat qe ndodheshin brenda ne shtepi.

Te pandehurit akuzohen edhe per ngjarjen e dates 21 tetor 1998. Ne kete date ne fshatin Grabian te qytetit te Lushnjes pasi eshte degjuar nje plasje eksplozivi jane gjetur ne vendngjarje pjese te nje trupi njerezor te shperndare i cili i perkiste shtetasit Artur Daja. Diten e vrasjes se Artur Dajes ne sheshin e qytetit te Lushnjes pjesetare te grupit kriminal te drejtuar nga Aldo Bare kane shetitur neper shesh koken e prere te kufomes se Artur Dajes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›