E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria: Burg perjete Ilir Xhakjas



Tirane- Prokuroria e Krimeve te Renda kerkoi dje burgim te perjetshem per Ilir Xhakjen, te pandehurin per vrasjen e komisar Adem Tahirajt, shefit te komisariatit te Shijakut, me 13 shtator 2012. Perfaqesuesi i akuzes, Eugen Beci, lexoi pretencen ne seancen e 23-te te procesit gjyqesor te Gjykata e Krimeve te Renda, kurse pala mbrojtese kundershtoi dhe kerkoi dy jave kohe per konkluzionet. Prokuroria ngriti 4 akuza ndaj 40-vjecarit Xhakja, ku me e renda eshte vrasja me dashje ne rrethana cilesuese e komisar Tahirajt, ne krye te detyres, per te cilen u kerkua burgim i perjetshem. Kurse per plagosjen e kembesores Lena Ndoi, u kerkuan 10 vite burgim, 6 per armembajtje pa leje dhe nje vit burg per kundershtim te uniformave blu. Avokati deklaroi se vrasja nuk ka qene me dashje, por per vetembrojtje. Por beci argumentoi se Tahiraj dhe vartesit e tij ishin ne krye te detyres per te vendosur rendin kushtetues, Xhakja ishte nje person me precedente te rende penale te meparshem dhe me rrezikshmeri te larte shoqerore. Ai ka kundershtuar kontrollin e mjetit te nipit te tij me xhama te zinj dhe per armembajtje pa leje, duke sulmuar komisarin, qe e qelloi per vdekje me pistolete, me 6 plumba. Me tej ka marre makinen dhe eshte arratisur, derisa u kap ne rrethim policor afer Gjirit te Lalzit ne Manze. Gjate seances se djeshme, Ilir Xhakja nuk ishte prezent ne kafazin e hekurt. I pandehuri Ilir Xhakja, ka pretenduar se ka qelluar ne drejtim te kryekomisarit per vetembrojtje, por asnje nga deshmitaret e akuzes dhe mbrojtjes nuk provuan kete pretendim. Ne perfundim te seances gjyqesore, avokati kerkoi nga togat e zeza dy jave kohe per te pergatitur mbrojtjen, kerkese e cila u pranua nga Gjykata e Krimeve te Renda qe po gjykon Xhakjen per 4 akuza. Procesi gjyqesor hyri ne muajin e shtate te tij, ndersa do duhen te pakten edhe dy seanca deri tek vendimi final. Xhakja ka qene i gjykuar dy here edhe per akuzat e vrasjes se Qerim Malokut ne 1998, per te cilen perfitoi pafajesi nga Gjykata e Durresit ne rigjykim me kerkese te Gjykates se Larte. Per kete lirim u procedua gjyqtari Neritan Tabaku, qe nuk zbardhi vendimin dhe argumentet per gati dy vite me radhe.

Vrasja e bujshme e 13 shtatorit dhe arrestimi i Xhakjas

Vrasja e bujshme ndodhi pasditen e 13 shtatorit te vitit te kaluar ne Katund Sukth te Sukthit, ne hyrje te Shijakut. Komisar Adem Tahiraj,prej nje viti ne detyren e shefit te komisariatit, po ushtronte nje kontroll rutine ne nje veture “Audi” me xhama te zinj, qe drejtohej nga Ledio Krasnaj, nipi i Ilir Xhakjas. Adoleshenti ka refuzuar dhe ne cast ia ka behur vete Ilir Xhakja, qe pas debatit me shoferin e Tahirajt, Fatmir Hoxha, e ka qelluar me pellembe. Tahiraj ka nderhyre per zbatimin e ligjit, por Xhakja e ka mberthyer duke e qelluar me pistolete 6 here dhe lene te vdekur ne vend. Me pas mori makinen dhe nipin duke u larguar nga zona. Xhakja njihej si person me precedente te shumte penale dhe kontingjent i rrezikshem. “I forti i Shijakut” eshte kapur ne ndjekje pas disa oresh, nga forcat speciale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›