E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blair, Rames: Pune e veshtire te jesh Kryeminister

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, i cili pritet te marre ne shtator emerimin si kryeminister, eshte takuar dje paradite me ish-kryeministrin e Britanise se Madhe, Toni Blair. Ish kryeministri i ka premtuar mbeshtetje kreut socialist, duke i pohuar “sesa pune e veshtire eshte te jesh Kryeminister”.

Me z.Blair, Rama ka diskutuar per rreth 2 ore lidhur me piketat e para te qeverisjes dhe pas takimit ka folur per mediat. “Eshte nje kenaqesi shume e madhe qe takimin e pare pas zgjedhjeve, jashte Shqiperise, une e bej me nje mik te madh, qe pervecse cka njihet eshte edhe nje pike referimi e kahershme e imja dhe e jona si Parti Socialiste”, - u shpreh Edi Rama.

Ai tha se “kjo fitore na jep mundesine te kemi ndihmen e nje miku te madh, nje kryeministri qe ka lene gjurme ne historine e Anglise dhe te botes mbare dhe e nje njeriu qe nuk harron asnjehere te perserise se eshte nje mik i madh i Shqiperise dhe shqiptareve”.

Nga ana e tij Toni Blair, sic citon zyra e shtypit te Partise Socialiste, e ka konsideruar fitoren e koalicionit te majte si nje fitore te Edi Rames: “Dua te uroj Edi Ramen per fitoren e tij te jashtezakonshme”, - citohet te kete thene z.Blair. Ky eshte nje moment i duhur, - ka vijuar ai, - qe Shqiperia te bashkohet me qeverine e re dhe me programin e saj te ri.

Z.Blair eshte shprehur i sigurt se ekziston nje vullnet i madh ne komunitetin nderkombetar per t’i uruar qeverise pune te mbare dhe te jete e suksesshme. “Sfidat e Shqiperise jane shume te medha, por une e di se ka nje vendosmeri te jashtezakonshme per t’i kapercyer ato”, - ka vijuar z.Blair.

Mesazhi i Blair per Ramen

“Si dikush qe e konsideron veten nje mik te Shqiperise dhe shqiptareve ne jemi te lumtur t’ju ndihmojme me mundesite tona me te mira. Dua t’ju uroj juve z. Rama gjithe te mirat, duke ditur sesa pune e veshtire eshte te jesh Kryeminister. Fat te mbare dhe duhet te dini se gezoni nje mbeshtetje te gjere ne komunitetin nderkombetar qe te realizoni me sukses kete detyre”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›