E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekje e mistershme per gjimnazistin e ekonomikut

Diber- Vdekja e nje 16 vjecari ne oret e para te dites se djeshme ne spitalin e Peshkopise, ka bere qe nje grup hetimor te investigoje ne te gjitha pistat e mundshme per kete ngjarje te rende. Viktima Daniel Ibrahimi ishte nxenes i vitit te dyte te shkolles se mesme ekonomike, ndersa mjeket thane se ka nderruar jete rreth ores 06:30. Fillimisht eshte dyshuar per nje vetehelmim, por ekspertiza paraprake ka konkluduar, se nuk ka qene ashtu. Nga verifikimet e hetuesve nuk dyshohej as per nje vetevarje ne litar, kurse vdekja eshte veshur me mister. Hetime jane kryer edhe ne shkolle, duke marre shkas nga perfundimi ne spital i nje tjeter nxeneseje, por qe rezultoi me apandesit. Gjithcka e ka zgjidhur daja i Daniel Ibrahimit, i cili ka shuar cdo dyshim per vetevrasje te mundshme. Pasditen e djeshme ai ka pohuar para grupit hetimor se nipi i tij nga Golloborda, para pese vitesh kishte pesuar nje aksident te rende nga i cili kishte pasur dhe disa probleme, si dhimbjet e shpeshta te kokes.

A. Ndoja


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›