E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria: Dëshmitë për Gërdecin, të regjistruara

Tiranë- Prokuroria e Përgjithshme ka dhënë deklaratën e saj të parë zyrtare për vdekjen e biznesmenit Kosta Trebicka. Sipas saj, organi i akuzes nuk ka disponuar informacione qe vinin ne rrezik jeten e shtetasit Kosta Trebicka dhe as vete ai nuk ka parashtruar para ketij organi shqetesime per venien ne rrezik te jetes se tij.

Përmes një deklarate për shtyp, prokuroria sqaron se është kërkuar ndihma e një grupi ekspertësh nga SHBA, për të dhënë ndihmën rreth ekspertizës për këtë ngjarje.

“Të gjitha deklaratat e Trebickës, si një dëshmitar në procedimin penal për ngjarjen e Gërdecit janë administruar që në fillim të hetimeve së bashke me bisedat telefonike të zbardhura“- thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Aktualisht njoftohet se është këqyrur vendi i ngjarjes, është sekuestruar dhe bllokuar me cilësinë e provës materiale automjeti në pronësi të viktimës, janë pyetur familjarët dhe dëshmitarë që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.

“Nga ekspertët mjeko ligjorë të Tiranës dhe Korçës është bërë kqyrja e trupit të viktimës dhe autopsia. Nga autopsia janë marrë mostrat e nevojshme për ekzaminimin e mëtejshëm laboratorik. Jemi në pritje të rezultateve shkencore dhe ekspertimit mjeko-ligjor”- theksohet më tej.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›