E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentoi me vdekje 8-vjeçaren, arrestohet

Tiranë- Policia e Tiranës ka arrestuar një 47-vjeçar, si shkaktar i aksidentit me vdekje për një vajzë 8-vjeçare. Lajmi bëhet i ditur nga policia e Tiranës, e cila njofton arrestimin e shtetasit Astrit Sina, lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë.

“Arrestimi i tij u krye sepse pasditen e djeshme, në aksin rrugor të Unazës së Re, duke drejtuar automjetin tip Benz, me targa Tr.5958 L, ka aksidentuar këmbësoren K.A, 8 vjeç, e cila u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak Tiranë, ku edhe pas mjekimit të dhënë nuk ka mundur të jetojë”- thanë burimet e policisë.

Në vendin e ngjarjes u kryen veprimet hetimore dhe proçeduriale, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›