Prokuroria: Dy vjet burg për Metën, avokatët: Pafajësi

Sekuenca nga videoja Meta-Prifti
Konkluzionet e akuzës: Zv.kryeministri bisedoi 192 herë në telefon me Bekim Halilajn.
Humb videoja, pretenca bazuar mbi dëshminë e Priftit.
Prokuroria e Përgjithshme i kërkoi dje Gjykatës së Lartë të dënojë me 2 vjet burg dhe 1 milion lekë gjobë Ilir Metën, ish-zv.kryeministrin e akuzuar për korrupsion. Sipas Prokurorisë, Ilir Meta duhet të deklarohet fajtor për korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë, akuzë e ngritur ndaj tij pas publikimit të një video-përgjimi mes tij dhe ish-ministrit Dritan Prifti.
I pandehuri Ilir Meta e ka kryer veprën penale për të cilën është akuzuar, u shpreh prokurori Bujar Sheshi para Kolegjit Penal, teksa lexonte materialin prej 21 faqesh të konkluzioneve përfundimtare. Në vijim paraqiten momentet kryesore të pretencës së lexuar dje në Gjykatën e Lartë. Në pretencën e Prokurorisë u vu re hedhja e dyshimeve mbi ekspertizën e videos, por vetë videoja, nuk u përmend në asnjë rast si provë direkte, pasi gjykata e ka rrëzuar atë gjatë procesit.
ARGUMENTIMI I AKUZËS
Më datë 13.01.2011, në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë është paraqitur me vullnetin e tij shtetasi Dritan Prifti, i cili me cilësinë e personit që tregon rrethana të dobishme për qëllimet të hetimit, ka sqaruar se regjistrimi audio-viziv i materialit të transmetuar në emisionin Fiks Fare, të televizionit Top-Channel ishte realizuar prej tij dhe ka shpjeguar faktet dhe rrethanat që e çuan në realizimin e këtij regjistrimi. Deklarimet e detajuara të tij në këtë procesverbal përputhen plotësisht me dëshminë e dhënë nga ky shtetas në seancë gjyqësore. Kështu, në dëshminë e tij, të dhënë para gjykatës, më datën 21.11.2011, shtetasi Dritan Prifti shpjegoi në mënyrë të hollësishme marrëdhëniet e tij me të pandehurin Ilir Meta, gjatë kohës që ai ushtronte detyrën e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Siç u shpreh ai, marrëdhëniet me të pandehurin Ilir Meta ishin problematike sepse: Zoti Meta filloi të bënte kërkesa të ndryshme që duhet të plotësoheshin prej meje me detyrën dhe funksionin që kisha. Kërkesat kishin të bënin me punësime të ndryshme, që kërkoheshin që unë ti bëja në Ministri apo në dikasteret të cilat mbuloja dhe drejtoja në kuadrin e detyrës së ministrit, kërkesat për të ndihmuar individë, persona apo subjekte të ndryshëm për privatizime të ndryshme në Ministrinë e Ekonomisë për koncesione, për tenderë, për ankande apo licenca të natyrave të ndryshme që jepeshin nga kjo Ministri. Sigurisht për rastet që unë nuk kisha mundësi që ti zgjidhja zoti Meta tregonte në fillim pakënaqësi, bënte kritika, pastaj më vonë çështja filloi deri në presione, kërcënime, shpërndarje thashethemesh për largimin tim nga detyra e të tjera gjëra si kjo. Më datën 1 mars të vitit 2010, rreth orës 13:00 në zyrën e Dritan Priftit ka shkuar i pandehuri Ilir Meta, i cili në atë kohë mbante funksionet e zv.kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm dhe gjatë bisedës së zhvilluar, ky i fundit i ka propozuar të favorizojë në garën koncensionare që zhvillohej për ndërtimin e hidrocentraleve Egnatia-Shushicë, bashkimin e përkohshëm të shoqërive Vëllezërit Tola sh.p.k., (investim ky që kapte vlerën e 65 milionë eurove), duke i premtuar si shpërblim të kundërligjshëm shumën 700 mijë euro dhe 7 për qind të aksioneve, si dhe ndërhyrjen për të favorizuar shoqërinë Halilaj Holding Group sh.a., në ankandin për shitje të një sasie prej 30 mijë tonë naftë bruto të prodhuar nga shoqëria Albpetrol sha. Për këtë të fundit, sipas dëshmitarit, nga i pandehuri Ilir Meta i është ofruar një përfitim i paligjshëm deri në 1 milion dollarë që do të ndaheshin mes tyre. Konkretisht, në dëshminë e tij shtetasi Dritan Prifti është shprehur se: Për sa i përket koncesionit dhe ky është një koncesion për të cili zoti Meta më kishte porositur që duhet ta fitonte bashkimi i kompanive që drejtohej nga vëllezërit Tola. Më tha dhe për këtë merre vendimin shpejt, jepja shpejt, në fakt unë e dija që kjo çështje ishte në gjyq, e dija që ishte duke u gjykuar në Gjykatën e Apelit. Këtë gjë ia kam thënë dhe zotit Meta gjatë kësaj bisede. Është fituar në Shkallën e Parë nga pala tjetër, por është çështja në Apel. Zoti Meta më informon gjatë këtij takimi që në Apel çështja ka përfunduar, pra është fituar nga ky Bashkim, prandaj mbaroje këtë punë menjëherë sot. Gjatë bisedës i telefonon një person që quhet Agim Rrapaj dhe ma jep edhe mua që ti flas për të më sqaruar dhe ai në lidhje me procesin gjyqësor. E merr nga telefoni i vet zotin Agim Rrapaj. Ai është paraqitur si një konsulent për këtë koncesion, por mesa mbaj mend unë, djali i tij ka qenë administrator i kësaj kompanie, Vëllezërit Tola. Mesa mbaj mend, fola me atë dhe ai në telefon më tha të njëjtën gjë, që ka mbaruar procesi gjyqësor. I kërkova të dërgonin në Ministri me shkrim vendimin e gjykatës pas të cilit unë, ashtu siç ma kërkonte detyra dhe ligji, do të rimblidhja Komisionin e Vlerësimit të Ofertave për të vlerësuar atë koncesion. Në një moment, zoti Meta më thotë që unë nuk e di se si e ke në plan ti të hysh në këtë koncesion, por ky Gimi më thotë mua afërsisht për ty ka 7 për qind dhe në një moment tjetër janë dhe 700 mijë euro që jepen për këtë gjë. Kjo është ajo që mbaj mend nga biseda. Ndërsa për episodin e ankandit për shitjen e naftës bruto nga shoqëria Albpetrol sh.a., ky dëshmitar shpjegoi se: Zoti Meta, gjatë takimit në zyrën time më kujtoi që të zbatoja ato që kishim biseduar në lidhje me ankandin e naftës në lidhje me fitimin e këtij ankandi nga miku i tij Bekim Halilaj. Unë mesa mbaj mend, ai kërkonte anulimin e ankandit për atë periudhë, sepse mendohej që zoti Halilaj nuk ishte i sigurt për fitoren e këtij ankandi dhe kërkonte shtyrjen e ankandit. Unë për të mos qenë kundërshtues dhe për të mos lënë hapësira që ai ta kuptonte që ishte duke u regjistruar, thashë Po, do ta bëj. Ai nguli këmbë, tha: Mbaroje, pse nuk e mbaron? Anuloje, pse nuk e anulon? Për ankandin e naftës, gjatë bisedës në zyrën time, nuk kam pasur ndonjë ofertë nga zoti Meta. Por dua të sqaroj se kjo bisedë mund të jetë bërë me dhjetëra herë dhe ofertën prej zotit Meta e kam pasur një herë në zyrën e tij në Ministrinë e Jashtme dhe një herë gjatë një dreke në hotel Rogner. Është ofruar 1 milion dollarë për tu ndarë në fakt mes meje dhe zotit Meta, jo drejtpërdrejt për mua nga kjo punë.
TABULATET TELEFONIKE
Ndonëse në dëshminë e tij, të dhënë para gjykatës në datën 21.11.2011, shtetasi Bekim Halilaj tha se ai ka biseduar me Ilir Metën për problemin e ankandit, vetëm në muajin qershor 2010, pra nuk pranon interesimin e tij të vazhdueshëm për të fituar ankandin, dëshmia e tij nuk është e besueshme, sepse ai u shpreh se nuk kishte pasur komunikime telefonike të shpeshta me Ilir Metën, duke pretenduar se mik kishte vetë Dritan Priftin. Analiza e tabulateve telefonike të numrit celular nga ky shtetas tregon të kundërtën. Me Dritan Priftin ai ka biseduar për periudhën nga data 01.02.2010 deri më 01.02.2011, gjithsej 13 herë, ndërsa me të pandehurin Ilir Meta ai ka pasur gjatë po kësaj periudhe 192 telekomunikime. Vetëm në ditët që është shtyrë dhe do të zhvillohej ankandi ai ka biseduar 3 herë në datën 26.2.2010 dhe 12 herë në datën 10.3.2010. Pra, pretendon se dëshmitarin e ka mik dhe për një vit ka biseduar vetëm 13 herë, ndërsa me Ilir Metën, që e ka takuar rastësisht, ka biseduar plot 192 herë. Gjithashtu, analiza e detajuar e tabulateve të datës 10 mars 2010, kur është anuluar ankandi vërteton më së miri me interesimin e të pandehurit Ilir Meta për këtë ankand dhe pabesueshmërinë e deklarimeve të Bekim Halilajt. Ja si paraqitet tabela e k