E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronësia, 39-vjecarja tentoi të hidhej nga tarraca e pallatit

TIRANË-  Një grua 39-vjecare kërcënoi mesditën e sotme se do hidhej nga tarraca e një pallati 5 katësh, pasi nuk ka gjetur drejtësi për pronat. 39-vjecarja Qoku kërkoi të takohet me ministrin e Bredshëm Bujar Nishani ose në të kundërt do i jepte fund jetës.

E gjithë skena zgjati përrreth 30 minuta, në zonën e Xhamllikut , ku vetëm pas trataktivave nga ana e strukturave të policisë dhe forcave RENEA, gruaja zbriti nga tarraca e pallatit 5 katësh dhe u dërgua në spitalin numër 5, në QSUT.

Konflikti ka ardhur si pasojë se pas ndarjes me bashkëshoritin e saj, punonjës policie, gjykata e Tiranës i ka kaluar pronësinë e banesës ish bashkëshortit së Dëshirës. Ky mendohet të ketë qenë dhe shkaku i tronditjes emocionale të 39-vjecares.

 Policia ka nisur hetimet dhe mësohet se pas marrjes në pyeje të 39-vjecares, vajzave dhe ish bashkëshorit do zbardhet e gjithë ngjarja.
(el.me/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Foto nga vendngjarja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›