Tadic nga Deçani: Kosova është toka jonë
DECAN- Ndryshe nga sa ishte paralajmëruar, presidenti i Serbisë Boris Tadiç e shfrytezoi vizitën e tij në Kosovë për të lëshuar deklarata politike, më të forta se në vizitat e kaluara. Nga Manastiri i Decanit ku ndodhet për të festuar Krishtlindjet Ortodokse sllave, Tadic deklaroi se “Kosova është toka e Serbisë”, ndërsa shtoi se nuk kishte ndër mend të kërkonte largimin e institucioneve paralele nga veriu i Kosovës.
Tadiç gjithashtu dënoi dhunën sipas tij të regjistruar një ditë më parë, ku eskorta e kreut te shtetit Serb u prit me gure nga banorët shqiptarë.
Rruga e tij për në Manastirin e Deçanit u pengua disa herë megjithatë ai arriti në Deçan nëpërmjet rrugës tokësore rreth orës 18:00. Eskorta e tij u sulmua nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe qytetarë të Deçanit, të cilët gjatë gjithë ditës protestuan kundër kësaj vizite.