E Diel, 1 Nëntor 2026

Papa pret ne takim 45 familje mirditore

Papa Benedikti XVI pret 45 familje me rreth 100 persona nga qyteti i Rreshenit, qe kane udhetuar drejt Vatikantit ne Rome. Pas nisjes ne menyre te organizuar nga Katedralja e Rreshenit grupi i familjeve ka mberritur ne seline e Vatikanit dhe po ne nenyre te organizuar jane takuar me Papa. Per te mberritur deri ketu pjesa me e madhe e ketij grupi ka kohe qe zhvillon takime mujore me Imzot Cristoforo Palmierin, per te njohur me shume shenjterine e familjes dhe rendesine e saj ne shoqeri, dhe nga disa cifte te tjera qe i jane bashkuar nismes kohet e fundit, per te qene pjese e vazhdueshme e takimeve edhe pas kthimit nga Italia.Ka qene deshira e Monsinjor Palmierit qe ky grup familjesh te bente kete rrugetim feje dhe besimi ne Vatikan, ku jane kryer rite te ndryshme fetare me pranine e te gjithe ipeshkvinjve te Shqiperise dhe sigurisht nen udheheqjen e Atit te Shenjte. Me pas ata kane marre pjese ne meshen e shenjte ne baziliken e Shen Palit, vizite tek varri i Shen Pjetrit, Celibrimi eukariostik ne Genazzano ne Rome, etj. Kjo eshte pare si nje risi, pasi eshte hera e pare qe drejtuesit e Katedrales se Rreshenit, ndermarrin nje nisme te tille kaq masive me qellim qe qytetaret e thjeshte te Rreshenit te takohen me Papa Benedikti XVI, dhe me eksponente te tjere te larte te Vatikanit. Mesohet se i gjithe grupi prej afro 100 qytetaresh po vijon viziten nje javore ne Vatikan, madje Papa Benedikti XVI i ka pritur ata ne nje audience te vecante ku edhe ka shprehur kenaqesine e tij per kete takim dhe per pune me perkushtim te Imzot Cristoforo Palmierit i cili prej shume vitesh sherben ne dioqezen e Rreshenit. Ne qytetin e Rreshenit eshte ngritur dhe funksionon prej disa vitesh shkolla profesionale ku pergatiten te rinj per tregun e punes, ne disa profesione si elektricist, hidraulik, apo kompjuter. Ditet e fundit ka nisur nje investim tjeter pej 1 milion eurosh, per te ndertuar nje baze moderne, per kurse te reja dhe formim te metejshem te te rinjve te Mirdites.

Aleksander Ndoja


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›