Depresioni, vret veten 52-vjeçari nga Tirana
16/12/2008 Kishte pirë alkool
TIRANE- Një tjetër vetëvrasje ka ndodhur në qarkun e Tiranës, ku këtë herë ngjarja është shënuar në fshatin Yrshek të komunës Kashar. Protagonisti i kësaj vetëvrasjeje ka qenë shtetasi nga Tropoja Xhemal Osmaj, 52 vjeç, i cili në kushtet e depresionit dhe në efektin e pijeve alkoolike i ka dhënë fund jetës në njërën nga dhomat e shtëpisë së tij. Fillimisht të afërmit e tij kanë menduar 52-vjeçari ishte duke fjetur në dhomë, pasi edhe dera e saj ndodhej e mbyllur. Por kur kanë vënë re qëndrimin e gjatë në të, ata kanë vendosur që të hyjnë në dhomë për të parë se çfarë po ndodh me kryefamiljarin. Menjëherë sapo kanë hapur derën familjarët janë tmerruar nga skena që panë. Nisur nga këto rrethanë janë lajmëruar efektivët e policisë së kryeqytetit, të cilët nga njoftimi i marrë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Nga veprimet e kryera prej specialistëve të seksionit kundër jetës dhe shëndetit ka rezultuar se shtetasi i lartpërmendur kishte varur vetën në një nga dhomat e banesës së tij, për shkak të gjendjes së rëndë psikologjike dhe për efekt të përdorimit tej mase të pijeve alkoolike. Ky rezultat ka ardhur pas ekspertizës së kryer nga specialistët e institutit të mjekësisë ligjore. Lidhur me këtë çështje aktualisht materialet i kaluan Prokurorisë së kryeqytetit për hetime të mëtejshme.