Prokuroria: Gruaja e kryebashkiakut nuk është rrëmbyer

Pas hetimeve të zhvilluara nga organet e hetimit, është zbuluar se ajo nuk është rrëmbyer dhe për organet e hetimit nuk ka asnjë element që të tregojë për ndonjë pengmarrje të gruas.
“Prokuroria për Krime të Rënda në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, pas regjistrimit të denoncimit më datën 01.06.2011 për rrëmbinin e shtetases Griselda Roshi, realizuan një sërë veprimesh hetimore për verifikimin e rrethanave të ngjarjes duke vlerësuar dhe vetë sensibilitetin që paraqet ky rast.
Në bazë të analizës të veprimeve hetimore të deritanishme, u arrit në konkluzionin se nuk ka elementë që të vërtetojnë rrethanat e pengmarrjes së shtetases Griselda Roshi, çfarë hedh poshtë pistën e variantit të rrëmbimit dhe marrjes peng të fëmijës së sapolindur”, thekson reagimi i Prokurorisë së Përgjithshme.
Megjithatë, hetimet vazhdojnë ende nga organet e hetimit për të sqaruar të plotë këtë ngjarje që shkaktoi jo pak bujë, duke e konsideruar si ngjarje tejet të rëndë dhe të pa ndodhur ndonjëherë në vendin tonë. /Saimir Lleshi/Start/
2011-06-02 10:43