E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lufta globale kundër drogës “ka dështuar”

Komisioni Global për Politikat ndaj Drogës bën thirrje për legalizimin e disa llojeve të drogave dhe mos-kriminalizimin e përdoruesve të drogës.

Paneli përbëhet nga ish-Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi Anan, ish-lideri i Meksikës, Kolumbisë, Brazilit si dhe sipërmarrësi Sir Riçard Branson.

Në raportin prej 24-faqesh të Komisionit Global thuhet se politikat anti-drogë kanë dështuar duke nxitur krimin e organizuar, gjë e cila u kushton taksapaguesve miliona dollar dhe shkakton mijëra viktima.

Ky raport thekson se përdorimi i lëndëve me opium është rritur në rang botëror me 35 % nga viti 1998 në vitin 2008, përdorimi i kokainës me 27 % teksa përdorimi i kanabisit me 8,5%.

Nga ana tjetër qeveritë meksikane dhe amerikane kanë hedhur poshtë pretendimet duke i cilësuar të devijuara.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-06-02 11:42
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›