E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi inspekton punimet në Rrugën e Kombit: Kosova, udhëkryq për rajonin

19-07-2013 / Gazeta 55

“Kosova gradualisht po shndërrohet në një udhëkryq për rajonin, me infrastrukturën më moderne në Ballkan”, tha sot kryeministri Hashim Thaçi në Rrugën e Kombit, në ndërtim në afërsi të kryeqytetit kosovar. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, inspektoi nga afër punimet që po zhvillohen në Rrugën e Kombit – autostradën kosovare Morinë-Merdar, në vazhdim të autostradës nga Durrësi në Shqipëri, me ç’rast u informua nga afër me ecurinë e punimeve në sektorin 7 dhe 8, mes Fushë-Kosovës dhe Prishtinës.
Kryeministri u informua nga drejtuesit e konsorciumit “Bechtel-Enka” për intensitetin e punimeve, përkatësisht për angazhimin maksimal që përmbyllja e projektit të bëhet në afatin e paraparë. “Jemi në periudhën jashtëzakonisht intensive të punës për përmbylljen e këtij projekti, të Rrugës së Kombit, për t’i hapur mundësi, menjëherë nga vjeshta e këtij viti, fillimit të ndërtimit të projektit të ri, autostradës së re që do të lidhë Prishtinën me Kaçanikun, Hanin e Elezit deri në Shkup, projekt ky, gjithashtu, jashtëzakonisht i rëndësishëm”, theksoi ai.
Gjatë vizitës, kryeministri Thaçi u shpreh i kënaqur me punët dhe me cilësinë me të cilin po ndërtohet autostrada. Ndërtimi në projektin e autostradës së parë në Kosovë nisi në prill 2010 dhe deri tani është realizuar hapja para afateve e 61 kilometrave.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›