E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria: Kundër gjykimit të shkurtuar të Bares

Dje, përfaqësuesit e akuzës i kërkuan Gjykatës së Krimeve të Rënda të refuzojë kërkesën e të akuzuarit si kreu i bandës së Lushnjes


TIRANË- Përfaqësuesit e organit të akuzës, në procesin ndaj ish- kreut të Bandës së Lushnjes, prokurorët Besnik Muçi e Gentian Trenova, i kërkuan dje togave të zeza të mos pranojnë kërkesën e Aldo Bares dhe avokatit të tij për gjykimin e çështjes në aplikim të procedurave të shkurtuara.


Dy javë pas kërkesës së Bares për të shqyrtuar dosjen ndaj tij me gjykim të shkurtuar, prokurorët e çështjes i kërkuan trupës gjykuese të kryesuar nga Fatmir Hajdari, refuzimin e kërkesës së të pandehurit dhe avokatit të tij, Vladimir Meçi.


Kjo kërkesë, sipas prokurorëve, nuk duhet pranuar pasi i pandehuri akuzohet për një sërë veprash penale dhe dosja në ngarkim të tij është voluminoze. "Dosja ndaj të pandehurit është voluminoze dhe ndaj tij janë ngritur një sërë veprash të ndryshme penale, që nuk kanë shumë lidhje me njëra-tjetrën dhe për këtë duhet një hetim gjyqësor për të provuar akuzat",-thanë prokurorët në fjalën e tyre.


Ndërkohë, vetë Bare nuk preferoi të flasë duke i dhënë të gjithë të drejtat avokatit të tij mbrojtës, që përsëriti kërkesën për gjykimin e dosjes ndaj klientit të tij me procedura të shkurtuara.


Trupi gjykues i Shkallës së Parë për Krime të Rënda, pasi dëgjoi pretendimet e prokurorëve dhe atë të mbrojtjes, vendosën të tërhiqen për tu shprehur për vendim të mërkurën e javës së ardhshme.


Shkaku i tërheqjes një javore, sipas gjykatës, ka të bëjë me studimin e dosjes voluminoze, për të verifikuar se provat e mbledhura nga prokuroria janë marrë në bazë të ligjit dhe a janë të mjaftueshme për të provuar apo jo akuzat ndaj tij.


Dy javë më parë, mbrojtësi i të pandehurit Aldo Bare, avokat Vladimir Meçi, me kërkesë të klientit të tij në parashtrimin e kërkesave paraprake kërkoi që shqyrtimi i dosjes të bëhet në aplikim të gjykimit të shkurtuar. E drejtë kjo që çdo i pandehur e gëzon në bazë të Kodit të Procedurës Penale.


Sipas ligjit, me gjykim të shkurtuar çdo i pandehur përfiton uljen e 1/3 e dënimit, por, në rastet kur i pandehuri dënohet me "burgim të përjetshëm" ai i shpëton këtij burgimi, duke u dënuar përfundimisht me 25 vite burg.


Ndërkohë, me 28 janar 2010, Aldo Bare dhe avokati i tij, i janë drejtuar Gjykatës së Lartë me dy rekurse, duke i kërkuar të shuajë masën e sigurisë për shkak të përfundimit të afateve hetimore, si dhe kërkesën për pavlefshmërinë e procesverbalit të seancës gjyqësore të verifikimit të masës së sigurisë bërë nga një gjyqtar i Gjykatës së Krimeve të Rënda.


Për të dy këto kërkesa, Gjykata e Lartë vendosi mos pranimin e tyre për shqyrtim, duke i krijuar të drejtën avokatit dhe vetë të pandehurit Bare t'i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.


Gjithashtu, pak ditë më parë Avokati i Popullit ka nxjerrë një rekomandim drejtuar paraburgimit "Jordan Misja", duke i kërkuar një trajtim mjekësor ndaj të pandehurit Bare dhe vendosjen e ti

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›