QKKB-ja nis hetimin e skandalit të barnave të Ushtarakut

Sipas drejtorit të Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Barnave, Jakaj theksoi se kanë nisur hetimin për barnat kontrabandë në Spitalin Ushtarak
Skandali i barnave të skaduara dhe kundrabandë i denoncuar nga mjekët e urgjencës së Kirurgjisë së Spitalit Ushtarak ka nisur të hetohet nga Qendra Kombëtare e Kontrollit të Barnave.
Drejtori i kësaj qendre, Besnik Jakaj, theksoi për gazetën se një ekip ekspertësh po merret më problematikën e paraqitur në gazetë nga personeli i këtij spitali. Sipas drejtorit Jakaj, institucioni që ai drejton ka për detyrë të ushtojë kontrolle për barnat në çdo subjekt, qoftë ai shtetëror qoftë subjekt privat. "Nuk mund të them asgjë me saktësi nëse kemi të bëjmë vërtet me këto shkelje të ligjit.
Megjithatë, ekipi ynë po bën verifikime në spital dhe shumë shpejt do të nxjerrim konkluzione", thekoi Jakj. Ndërkohë, nga ana tjetër ai shpjegoi se institucioni i tij vetëm ushtron kontrolle për barnat dhe nuk kanë asnjë lidhje me furnizimin apo me tenderët që bëjnë spitalet për barnat. "Këto lidhje janë zakonisht mes spitaleve dhe grosistëve, të cilët bëjnë marrëveshjet e tyre për medikamentet.
Ne kontrollojmë se sa korrekte janë më ligjin këto marrëveshje që bëjnë ata. Në rastin konkret, ne në bazë të kontrolleve do të nxjerrim edhe shkeljet nëse ka të tilla në Spitalin Ushtarak", theksoi Besnik Jakaj.