E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria Neritan Tabaku zyrtarisht i pandehur

Prokurori Julian Zonja e ka njohur zyrtarisht me akuzën për shpërdorim detyre me pasoja të rënda gjyqtarin Neritan Tabaku. Gjyqtari nga Durrësi akuzohet se ka liruar nga burgu Ilir Xhakjan, vrasësin e kryekomisarit të Shijakut Adem tahiraj. Prokurori i cështjes Luljan Zonja ka deklaruar se Neritan Tabaku është zyrtarisht i pandehur dhe akuzohet se ka shpërdoruar detyrën. sipas hetimeve të deri tanishme dyshohet seTabaku ka vonuar qëllimisht zbardhjen e vendimit që liroi Ilir Xhakjan. prej disa javësh Tabaku i është shmangur marrjes në pyetje nga prokurori ndërsa I është shmangur edhe masës disiplinore nga KLD. Nga inspektimi i dosjes se Xhakjas dhe u zbulua shkelja e gjyqtarit Neritan Tabaku i cili kishte më shumë se një vit që nuk kishte zbardhur vendimin gjyqësor me të cilin nxorri nga burgu të njohurin si “I Forti i Shijakut”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›