Situata ekonomike, Berisha të japë llogari në Kuvend
09/03/2009 LSI i kërkon qeverisë të bëjë të njohura masat antikrizë
Lëvizja Socialiste për Integrim i kërkoi dje Kryeministrit Sali Berisha të përgjigjet urgjentisht në Kuvend në një lidhje me mocionin për debat për krizën ekonomike në vend. Përmes një konference për shtyp sekretari i përgjithshëm i LSI-së Petrit Vasili tha se Kryeministri duhet të sqarojë në sallën e Parlamentit masat që duhet të marrë qeveria për përballimin e efekteve të krizës në Shqipëri. “LSI-ja vazhdon të jetë shumë e shqetësuar për krizën e rëndë ekonomike në të cilën është zhytur vendi.
Pas bërjes publike të krizës nga fasonistët, një sektor ku kanë qenë të punësuar rreth 100 mijë njerëz dhe humbjes së punës së mijëra prej tyre, tashmë edhe sektori i ndërtimit pohon krizën e rëndë ku ka hyrë. Mijëra apartamente dhe ambiente të tjera të mbetura pa shitur dhe për pasojë kriza e rëndë që ka përfshirë ndërtimin, një nga sektorët absolutisht më të rëndësishëm për ekonominë e vendit, do të thotë mijëra vende të tjera pune të humbura dhe mijëra familje shqiptare që kërcënohen nga mungesa e bukës së gojës”, - theksoi Vasili. Sipas tij, përkundrejt kësaj situate shqiptarët po përballen me një qëndrim negativ dhe elektoral të qeverisë dhe Kryeministrit Berisha. “Kreu i qeverisë flet për masa të marra nga ana e tij dhe që lidhen me buxhetin normal të shtetit e që s’kanë asnjë lidhje me krizën dhe zgjidhjen e saj. Njëkohësisht Berisha flet për masa të marra vite më parë dhe këtu e tejkalon vërtet masën, se na del që Shqipëria u njoh me krizën dhe e zgjidhi atë përpara SHBA-ve dhe Europës”, - shtoi Vasili. Ai u shpreh se sot Shqipëria dhe ekonomia e saj kanë nevojë për masa konkrete dhe një plan antikrizë të qartë dhe urgjent. “Kryeministri shqiptar duhet të pranojë publikisht se ai dhe qeveria e tij janë të paaftë të hartojnë një plan të tillë. LSI-ja ka bërë publik me kohë planin e saj antikrizë dhe është në të mirë të vendit që të mos humbet më asnjë sekondë kohë për miratimin e zbatimin e tij përpara se të jetë shumë vonë”, - tha sekretari i përgjithshëm i LSI-së.