E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata mbyll hetimet për Durrës-Kukës, "shpëton" Basha

Gjykata e Tiranës ka mbyllur
hetimet e dosjes Durrës-
Kukës. Dje, gjyqtari Sokol
Tona, pas tri seancash, vendosi
shfuqizimin e vendimit të
prokurorit Arben Kraja për zgjatjen
e afateve hetimore nga 6 nëntori
deri më 6 dhjetor. Vendimi erdhi
pas kërkesës penale nga dy të pandehurit
e akuzuar për "shpërdorim
detyre" Armand Teliti, ishzëvendësministër
i Transporteve,
dhe Andi Toma, ish-drejtori Juridik
në këtë ministri, të cilët pretenduan
se hetimet ndaj tyre po
zvarriten pa fund. Në fillim të seancës
së djeshme gjyqësore,
avokati Genc Gjokutaj pretendoi
se shqyrtimi i kërkesës duhet të
kryhet nga Gjykata e Rrethit. Duke
marrë shembull rastin e Gërdecit,
ku një prej të pandehurve, Dritan
Minxolli, megjithëse ishte në të
njëjtin procedim me deputetin
Fatmir Mediu, nën hetim, kundërshtoi
prokurorinë dhe kërkesa e tij
u gjykua në Gjykatën e Rrethit.
Gjokutaj tha se çështja duhet të
shqyrtohet sërisht. Prokurori Arben
Kraja tha se të pandehurit
kanë depozituar dy kërkesa dhe
çështja duhet të shqyrtohet në
Gjykatën e Lartë, pasi dosja është
e lidhur, duke pasur nën hetim
edhe deputetin Lulzim Basha. Pas
pretendimeve, gjyqtari Sokol Tona
pyeti prokurorin: Lulzim Basha
është marrë i pandehur? Përfaqësuesi
i organit të akuzës i është
përgjigjur se ish-ministri i Transporteve
është person nën hetim.
Nisur nga përgjigjja dhe nga administrimi
i kërkesave paraprake,
gjykata, duke parë statusin e dy
ankuesve, të cilët nuk kanë imunitet,
vendosi që kërkesa e tyre do
të shqyrtohet në këtë gjykatë.
Kërkesa paraprake
Gjatë kërkesave paraprake,
avokati Genc Gjokutaj që mbron
Telitin dhe Tomën deklaroi se shtyrja
e afateve të hetimit është politike
dhe i kërkonte gjykatës që të urdhërojë
mbylljen e hetimeve dhe
dërgimin e dosjes në gjykatë. Fjalën
e ka marrë edhe i pandehuri Andi
Toma, i cili tha se po kryhet një ritual
prej disa muajve, ku i komunikohet
pambarimisht shtyrja e hetimeve.
Gjyqtari i kërkoi prokurorit të
parashtrojë kërkesat paraprake.
Arben Kraja tha se shtyrja e hetimeve
është kryer në kuadër të disa
veprimeve që po ndërmerr së fundi
organi i akuzës. Ai tha se vendimi
i 6 nëntorit nuk ka asnjë paragjykim
politik dhe tendenca të tjera. "Po
kryhen të gjitha konkluzionet në
lidhje me raportin e paraqitur nga
ekspertët kontabël. Të pandehurit
kanë paraqitur një memorie. Më
datën 6 tetor të këtij viti, Tomës dhe
Telitit, në praninë e avokatit, u është
vënë në dispozicion raporti i ekspertëve
kontabël", tha prokurori.
Sipas tij, raporti është rreth 30 faqe,
ku 23 janë më konkluzione, ndërsa
7 janë me tabela. Prokurori lexoi
para gjykatës edhe seancën e pyetjeve
të të pandehurve, të cilët
kanë deklaruar se "mora dijeni,
s‘kam asnjë koment". Ai tha se, nisur
nga ky koment, ka vendosur
zgjatjen prej një muaji, pasi edhe
mund ta zgjaste tre muaj, gjë që
parashikohet në ligj.
Dosja përfundon më 6
dhjetor
Përfaqësuesi i organit të akuzës
tha dje në gjykatë se në përfundim
të kësaj shtyrjeje do t‘i japë një
zgjidhje përfundimtare dosjes
Durrës-Kukës. "Shtyrjet e dosjes
janë kryer pasi të pandehurit ose
personat nën hetim janë politikanë
dhe kanë pasur axhendë të
ngjeshur. Nuk është dashur që në
momentin që t‘i thërrisja të vinin
me vrap në prokurori. Gjatë 30
ditëve të fundit janë administruar
prova të rëndësishme, prandaj
kërkova kohë", tha prokurori.
Menjëherë ka reaguar avokati, i cili
është shprehur se klientët e tij
kanë përmbushur të gjitha detyrat
ligjore. Ai tha se raportin e ekspertëve
kontabël nuk e njohin,
pasi është i paligjshëm. Edhe i
pandehuri Toma tha se nuk e pranon
aktin e ekspertimit, pasi në
muajin maj të këtij viti, nuk është
pranuar ngritja e grupit të ekspertëve.
Në vijim të seancës,
prokurori Arben Kraja tha se ka informacione
se në Drejtorinë e
Përgjithshme të Rrugëve po kryhet
një oponencë ndaj këtij akti që
është dorëzuar më 29 tetor në organin
e akuzës. Sipas tij, shtyrja e
hetimeve konsiston edhe një herë
me veprimet me të pandehurit
dhe me personat e tjerë nën hetim.
Debati gjyqësor ka vazhduar me
përgjigjen e avokatit Genc
Gjokutaj, i cili tha se maratona e
shtyrjeve duhet të marrë fund. Në
lidhje me pretendimet e prokurorit
për oponencë ndaj aktit të ekspertimit,
Toma do të saktësonte
se në Drejtorinë e Përgjithshme të
Rrugëve nuk është bërë asnjë
kundërshtim në lidhje me raportin.
Ai tha se deklarata e prokurorit
është thjesht për shou. Ai akuzoi organin
e akuzës se ka mediatizuar
çështjen, madje thirrjet në prokurori
më parë i ka mësuar nga gazetat dhe
më pas nga prokuroria.
Vendimi i gjykatës
Pas pretendimeve dhe kërkesave
të palëve, gjyqtari Sokol Tona
administroi provat gjyqësore, si
njoftimi i akuzës më datat 6 dhe 7
nëntor të vitit 2007 për Tomën dhe
Telitin. Gjithashtu janë administruar
procesverbali i pyetjes së tyre më
datën 6 nëntor të këtij viti, ku të pandehurit
deklaruan se nga ndërtimi i
rrugës nuk ka dëm ekonomik.

Prokuroria: Do të apelojmë vendimin

Prokuroria e Përgjithshme njoftoi dje pas
dite se do të apelojë vendimin e
Gjykatës së Tiranës. Në lidhje me argumentet
që do të kundërshtojnë, burimet
nga akuza thanë se ato do të vendosen pas
zbardhjes së vendimit të gjykatës. Të pyetur
në lidhje me përjashtimin nga hetimi të
ish-ministrit të Transporteve, Lulzim Basha,
pasi gjykata vendosi që veprimet e akuzës
pas datës 6 nëntor nuk janë të ligjshme,
organi i akuzës theksoi se për personin nën
hetim duhet të vendosë Gjykata e Lartë, pasi
ajo është kompetente. Megjithatë, sipas
prokurorisë, vendimi i djeshëm i gjykatës
nuk ka asnjë problem për zgjidhjen e çështjes,
duke ritheksuar se dosja Durrës-Kukës
do të dërgohet për gjykim para datës 6
dhjetor, kur përfundojnë hetimet. Ndërkaq,
në lidhje me vendimin, ka reaguar edhe i
pandehuri Armand Teliti, sipas të cilit hetimet
për këtë çështje janë politike. Avokati
Genc Gjokutaj përshëndeti vendimin, duke
theksuar se nuk kanë asnjë merak nëse
prokuroria dërgon dosjen në gjykatë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›