E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria Pergjithshme ne shkelje te ligjit

Prokuroria e Përgjithshme shkel ligjin dhe refuzon të zbatojë urdhrat e gjykatave. Një nga rastet e shkeljes flagrante të ligjit është ajo ë 55 vjeçarit, Qani Haskasa, i cili mbahet në burg në kundërshtim me urdhrin e Gjykatës së Lartë. Gjykata Supreme ka dhënë urdhër që paraplegjiku Haskasa të lirohet nga burgu deri në shqyrtimin gjyqësor të çështjes së tij, urdhër i cili është refuzuar të zbatohet nga Prokuroria e Përgjithshme.
Avokati, Alban Bengasi shprehet se jo vetëm që urdhri i gjykatës nuk është zbatuar por prokuroria nuk ka kthyer asnjë përgjigje dhe vazhdon të mbajë në burg në menyrë të paligjshme klientin e tij.  
Shkeljet e Prokurorisë së Përgjithshme sipas avokatit Bengasi janë një precedent i krijuar tashmë dhe për këtë i është drejtuar Ministrit të Drejtësisë, Avokatit të popullit, dhe kryetarit të komisionit të ligjeve, Ilir Rusmajlit. 
55 vjeçari Qani Haskasa është dënuar me 5 vite burg për ndihmë ndaj personave që kanë kryer veprën penale të kalimit të paligjshëm kufitar. Edhe në këtë rast Prokuroria ka ndjekur politikë penale selektive duke kërkuar dënim maksimal për një paraplegjik,  i cili ndodhet në karrige me rrota dhe nuk paraqet rrezikshmëri për komunitetin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›