Koha per marrjen e sherbimit shendetesor
Shqipëria renditet ndër tre vendet më të mira në Europë për kohën e marrjes së shërbimit shëndetësor. Kështu ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili gjatë një aktiviteti për mjekësinë familjare. Sipas tij, janë eleminuar radhët nëpër spitale dhe është shkurtuar koha e pritjes për të sëmurët.
Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili e konsideroi sistemin shëndetësor parësor si gurin e themelit për një shëndetësi moderne prandaj ka nxitur mjekët e familjes të përditësojnë dijet e tyre me qëllim diagnostikimin e shpejtë të sëmundjeve.
Ministri i Shëndetësisë ka theksuar se Shëndetësia shqiptare po ecën në rrugën e vendosjes së një marrëdhënie besimi mes mjekut dhe pacientit.