E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata e vaksinimit Nje pike ne sy

Disa mijëra krerë dele dhe dhi në qarkun e Gjirokastrës janë  vaksinuar për t’u mbrojtur kundër brucelozës. 
Fermerët vlerësuan maksimalisht nisjen e vaksinimin prej cilit ata përfitojnë pa pasur asnjë kosto. 
Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit ka konfirmuar suksesin e kësaj nisme kombëtare, e cila brenda dy viteve synon çrrënjosja e sëmundjes. 
Fushata e vaksinimit “Një pikë në sy” financohet nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Shqiptare, konkretisht me rreth 5.7 milionë euro dhe 1.8 milionë euro nga buxheti i shtetit. 
Vaksinimi mendohet të zgjasë për 45 ditë, periudhë gjatë së cilës do të angazhohen plotësisht 750 veterinerë në të gjithë vendin. Rreth 2.5 milionë krerë dhi dhe dele do të vaksinohen përgjatë këtyre ditëve dhe në mbyllje të këtij procesi madhor kombëtar synohet pasja në kontroll të plotë e shëndetit të kafshëve. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›