E Diel, 1 Nëntor 2026

Tenderat qeveria Kush nuk paguan smund te ankohet

/ /

Nese kjo pagese nuk kryhet paralelisht me paraqitjen e ankeses atehere kjo e fundit nuk pranohet per tu paraqitur per shqyrtim prane Komisionit te Prokurimit Publik. Qeveria ne mbledhjen e dites se djeshme beri edhe ndryshimet perkatese lidhur me proceduren e kryerjes se pageses per shqyrtimin e ankimimeve per tenderat. Tarifa qe paguhet ne banke eshte sa 0.5 per qind e vleres se fondit limit te tenderit ku kompania ka marre pjese apo ku eshte perjashtuar dhe duhet te kryhet ne banke. Ankesa e paraqitur ne rruge elektronike prane Komisionit te Prokurimit Publik KKP nga cdo person qe ka ose ka pasur nje interes te ligjshem ne nje procedure ankandi ne perputhje me kerkesat e percaktuara ne me ligj Per ankandin publik duhet te permbaje dokumentin bankar qe verteton pagesen paraprake te tarifes perkatese thuhet ne vendim. Nderkaq pagesa e 0.5 per qindeshit duket se eshte kushti i domosdoshem per pranimin e ankeses per shqyrtim. Parapagimi i tarifes nga ankuesi perben element te domosdoshem per paraqitjen e ankeses ndersa moskryerja e saj perben shkak per mospranimin e ankeses nga KKP-ja thekson vendimi. Lidhur me kthyeshmerine e vleres se paguar vendimi i qeverise sanksionon dy raste. Nese ankesa e shqyrtuar nga Komisioni pranohet atehere tarifa e paguar i kthehet ankimuesit. Ne rastin e kundert kur ankesa nuk pranohet tarifa e paguar kalon ne buxhetin e shtetit. Pagesa e nje tarife per te shqyrtuar nje ankese per nje tender te caktuar nga Komisioni ka ekzistuar edhe me heret por pagesa nuk paraqitej si kusht per pranimin e ankeses por per shqyrtimin e saj. Me kete ndryshim te ri duket se qeveria ka vendosur qe te ngadalesoje vrullin e ankimimeve pasi tashme atyre qe do te duan te bejne nje te tille duhet te mendojne fillimisht per pagesen e cila jo ne cdo rast paraqitet si e kthyeshme me perjashtim te rastit kur ankimuesit i jepet te drejte.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›