E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skrapar, gratë demokrate zgjedhin strukturat

 Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë,deputetja Albana Vokshi konfirmoi angazhimin e mazhorancës qeverisëse për të rritur pjesëmarrjen e gruas në vendimmarrje dhe në jetën politike.

Znj. Vokshi deklaroi se në administratën qëndrore dhe atë lokale, 65% e punonjësve janë gra dhe vajza.  Gjatë takimit me aktivistet e LDGSH-së në Skrapar, znj.Vokshi tërhoqi vemendjen edhe drejt fuqizimit ekonomik dhe social të gruas, duke krijuar mundësi kreditimi për bizneset që drejtohen nga gratë.

Në Kuvendin e Lidhjes Demokratike, dega Skrapar morën pjesë dhe deputetët e qarkut të Beratit, z. Genc Pollo, njëkohësisht ministër për inovacionin, teknologjinë e Informacionit dhe të Komunikimit, deputeti Lefter Maliqi, Prefekti i Beratit , Bujar Hoxha dhe drejtues të Partisë Demokratike në Skrapar, të cilët theksuan rolin e forumeve të LDGSH-së në proceset elektorale.

Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë është organizatë politike, partnere e e Partisë Demokratike, krijuar në vitin 1991. LDGSH ka 15 mijë anëtare dhe është në proces zgjedhjesh në të gjitha degët e saj. LDGSH bën pjesë dhe në forumin e grave të Partive Popullore Europiane. /Start/

                                                                                             2012-03-25 12:14
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›