E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Dritan Prifti ka marrë peng prokurorinë. Me procesin tim, do ti japim një mësim prokurorisë

Ilir Meta është shprehur i habitur me faktin e tërheqjes nga prokuroria për videon mes Dritan Priftit dhe Leonard Beqirit.

Gjatë një konference për shtyp, Meta ka thënë se kjo tregon qartë që Prifti ka marrë peng prokurorinë, duke qenë se ky i fundit i duhet organit të akuzës për të sulmuar dhe për të akuzuar pikërisht kreun e LSI-së.

Dua të shpreh çudinë e madhe për aktin e paprecedent të prokurorisë, e cila u tërhoq nga një prej provave sipas saj më të rëndësishme, që ishte pikërisht video e përgjuesit tim me dikë tjetër, ku sipas prokurorisë, përgjuesi im merrte 70 mijë euro. Është shumë e çuditshme se si prokuroria të heqë një provë që vetë e kishte paraqitur. Ky veprim i prokurorisë nuk është kaq i çuitshëm pasi ajo përdor dy standarte të dyfishta. Këtë e ka bërë që mos ti dalë i pavlefshëm dëshmitari i saj. Video ku Prifti merrte 70 mijë euro, është e vetmja provë e qartë me figurë dhe me zë që ka prokuroria. Pra, është e qartë pengmarrja e prokurorisë nga përgjuesi im. Kjo është bërë në mënyrë që ai të vazhdojë të dëshmojë ndaj meje.”

Meta ka thënë se procesi ndaj tij do të shërbejë për ti dhënë një mësim prokurorisë, për shkeljet që bën ndaj qytetarëve.

Ky process dhe të gjitha shkeljet që janë bërë ndaj meje, do të shërbejë si një proces për të goditur njëherë e mirë në mënyrë ligjore organin e akuzës, për të gjitha padrejtësitë që bën ndaj qytetarëve, tha Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›