Prokuroria: Sefgjini nuk mund te largohet

Tirane - Drejtori i Pergjithshem i Tatimeve, Arben Sefgjini, i cili eshte edhe nje nga te pandehurit qe gjykohen ne gjendje te lire, ne lidhje me rrembimin dhe me pas torturen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha, nuk mund te largohet nga vendi yne. Ky eshte urdhri i nxjerre nga Prokuroria e Krimeve te Renda deri ne perfundim te shqyrtimit gjyqesor ne ngarkim te tij, si dhe te 3 ish-kolegeve te tij ne SHISH. Nderkohe qe, sipas burimeve, dyshohet tre te pandehurit e tjere te ketij procesi, Ilir Kumbaro ish-kryetar dege ne Drejtorin e SHISH Tirane, Avni Koldashi ish-shef i bazes se vezhgimit te Drejtorise SHISH, Budjon Mece ish-inspektor ne Drejtorine e SHISH, rezultojne qe te mos jene ne vendin tone. Pikerisht nepermjet ketij urdhri te nxjerre, organi i prokurorise kerkon qe ky i fundit te jete i pranishem ne seancat gjyqesore ne menyre te tille qe te jape edhe shpjegime kur te pyetet per veprat penale qe rrendojne mbi te, akuza per te cilat do te rigjykohet per te dyten here. Burime nga Prokuroria e Krimeve te Renda kane bere te ditur se kater te pandehurit nuk jane me mase sigurie pasi keta te fundit e kane kryer paraburgimin kohe me pare. Dosja hetimore, e cila u rihap ne vitin 2006 per rrembimin e biznesmenit Hoxha ka ne brendesi te saj deshmi te pafundme te deshmitareve. Midis tyre jane edhe dy nga deshmite kyc te ketij procesi. Pikerisht deshmite, te cilat mesohet te jene rimarre per te disaten here nga ana e Prokurorise se Krimeve te Renda jane ato te Avdyl Loshaj dhe Ziso Kristopuli, dy personat qe kane qene se bashku me Hoxhen diten e rrembimit. Nga ana tjeter, burime nga prokuroria kane bere te ditur se numri i deshmitareve arrin mbi 60 persona, te cilet jane kryesisht persona qe kane pasur dijeni ne lidhje me kete ngjarje, por edhe familjare te Hoxhes, te cilet kane denoncuar zhdukjen e tij. Dosja, e cila eshte derguar ne Gjykate te Krimeve te Renda dhe pritet qe te regjistrohet, ka edhe mangesite e saj. Pikerisht behet fjale per ekspertizen e viktimes, e cila nuk eshte bere asnjehere, per arsye te mos gjetjes se trupit te viktimes qe nga dita e zhdukjes se tij.
Kater te pandehurit, te cilet gjenden ne gjendje te lire, akuzohen se me daten 21 tetor te vitit 1995 ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane marre rrembyer ne punishten e duralumineve "Albatros", ne rrugen e Frigoriferit, afer stacionit te trenit ne Tirane shtetasit Remzi Hoxha, Avdyl Loshaj dhe Ziso Kristopuli dhe ne menyre te dhunshme i kane cuar ne nje ndertese ne administrim te SHIK-ut ne lagunen e Vainit, ne rrethin e Lezhes.
Ceshtja "Hoxha", urdher per te heshtur
Ende nuk behet e ditur motivi i rrembimit te Remzi Hoxhes nga ana Prokurorise se Krimeve te Renda, per te cilat akuzohen 4 ish-punonjesit e SHIK-ut. Nderkohe qe po kjo prokurori ka dhene nje urdher qe askush te mos flase ne lidhje me dosjen "Hoxha". Ky urdher iu eshte deleguar edhe avokateve te kater te pandehurve. Ndersa dosja "Hoxha" eshte derguar ne Gjykate te Krimeve te Renda nuk dihet se kush ka qene arsyeja e shpjeguar nga ana e Prokurorise se Krimeve te Renda ne lidhje me rrembimin e biznesmenit e me pas torturimin e tij. Madje, nuk eshte bere e ditur as provat e reja shtese, te cilat kane cuar ne mberthimin e kater te pandehurve per gjykim ne Gjykate. E vetmja gje, e cila eshte bere e ditur nga ana e kesaj prokurorie, eshte pikerisht fakti qe te gjitha provat do ta paraqiten ne gjykate dhe gjate procesit gjyqesor do te vertetohen arsyet e rrembimit te biznesmenit.
Ish-shikasit, tashme jashte shtetit
Tre nga te pandehurit e dosjes qe akuzohen per rrembimin e biznesmenit shqiptaro-maqedonas ndodhen jashte shtetit. Ilir Kumbaro mesohet te jete larguar nga vendi yne pas zbulimit te ngjarjes si dhe akuzimit te tij si nje nga autoret e ketij rrembimi e me pas torturimit te biznesmenit. Kumbaro nuk dihet se ne cilin shtet ndodhet. Ilir Kumbaro eshte larguar nga vendi yne qe ne vitin 1995. Edhe kur gjykata e Tiranes vendosi ndaj tij masen e sigurise "arrest me burg", ky i fundit nuk u arrit te gjendej nga ana e Interpol Tiranes. Nderkohe qe, sipas burimeve nga ana e Prokurorise se Krimeve te Renda, dy te pandehurit e tjere te kesaj dosjes, Avni Koldashi si dhe Budjon Mece, ndodhen ne Angli. Keta te fundit mesohet se jane larguar nga vendi yne pas vitit 2003, kur edhe jane pushuar akuzat ndaj tyre. Te tre te pandehurit, te cilet gjykohen ne gjendje te lire per rrembimin e biznesmenit Remzi Hoxha, do te gjykohen ne mungese, duke mos pasur mundesi te kundershtojne provat e organit te akuzes. I vetmi qe duket se do te perballet me drejtesine, do te jete drejtori i Pergjithshem i Tatimeve, Arben Sefgjini, i cili ende nuk eshte shprehur per akuzat ne ngarkim te tij.