Tirana, "pese te shtena" hakmarrjeje Vllaznise

Tirana-Vllaznia 5-1
Shenues: D.Xhafaj 6', Duro 53', 70, 75', Arapi 83/ Sukaj 89'
Ishte premtuar nje fitore e madhe nga ana e kuqebluve, por ne fakt ka qene krejt e kunderta. Vllaznia eshte turperuar ne Tirane dhe ka marre me vete pese gola. Shume per skuadren shkodrane, qe kesaj radhe nuk donte te dilte duarbosh nga kryeqyteti, por s'mund te beje asgje me shume sesa t'i shtoje nje rezultat negativ perballjeve te saj me bardheblute. Golin e pare e shenon Daniel Xhafaj. Vlonjati, i sherbyer me se miri nga Jahmir Hyka, nuk e ka aspak te veshtire te shenoje. Ky do te ishte edhe rezultati i pjeses se pare. Ne fraksionin e dyte do te nise edhe shperthimi bardheblu. Ose me sakte, shperthimi i Klodian Duros, qe edhe njehere spikat me lojen e tij. Tre gola te njepasnjeshem do ta detyrojne Vllaznine t'i perulet ish-lojtarit te saj, qe dje ishte ne nje superforme. Vallezimi i Duros zgjat njezetepese minuta. Golin e pare e shenon ne minuten e 53-te pas nje asisti perfekt te dhene nga Daniel Xhafaj. 20 minuta me pas eshte serish elbasanasi qe ndeshkon Vllaznine, duke kapitulluar miqte. Ne minuten e 75-te, Duro shenon edhe golin e trete personal nga pika e bardhe e penalltise. Ai konfirmohet edhe njehere si lojtari me ne forme ne kapin bardheblu. Trajneri Sulejman Mema sheh tek ai liderin e nevojshem, sidomos tani qe kapiteni Devi Muka eshte i demtuar dhe nuk mund t'i vije ne ndihme skuadres. Por, sic ka lojtare me ekspreience, ka edhe te rinj qe afirmohen dita-dites. Eshte Arapi ai qe i con shifrat ne pese duke e bere humbjen e shkodraneve te turpshme si dhe te plote hakmarrjen e Tiranes per humbjen 4-0 ne Shkoder. Nje minute para perfundimit te krejt takimit, Xhevahir Sukaj ka shenuar golin e nderit per kuqeblute dhe te fundit te takimit, takim qe foli vetem per kampionet ne fuqi.
Dy barazime e arritura ne Elbasan dhe Peqin, kane bere qe edhe kesaj jave kreu mos ndryshoje