E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperi Opozita dhe qeveria kthejne vemendjen nga privatizimet

Opozita socialiste deklaroi sot se do te vazhdoje protestat nga java e ardhshme duke kerkuar zgjedhje te parakohshme dhe ndeshkim te korrupsionit shteteror. Kryetari i Partise Socialiste te PS Edi Rama shprehu dyshime se qeveria po pergatitet qe te privatizoje me rruge korruptive mbi nje mije e 200 objekte shteterore duke e quajtur kete si nje aresye te re per protetsat opozitare. Zoti Rama publikoi keto dyshime per korrupsion vetem nje dite pasi qeveria shpalli listen e objekteve.

Ne do te vazhdojme te protestojme paqesisht dhe vendosmerisht ne 18 shkurt dhe me tej duke kerkuar goditjen e korrupsionit qeveritar qe mund te ndalet vetem me zgjedhje te reja tha ai.

Partia Socialiste anulloi sot 3 tubime te paralajmeruara ne Durres Fier dhe Elbasan por ka njoftuar se pas nje jave do te zhvilloje nje tjeter tubim ne kryeqytet. Kryetari i PS Edi Rama nuk pranoi sot pyetje nga gazetaret ndersa deputetet e partise se tij u larguan dje nga parlamenti pas grindjeve me deputete te Partise Demokratike. Pas largimit te deputeteve socialiste parlamenti votoi  nje dyzine ligjesh kunder dhunes ndaj grave kunder trafikimit te drogave dhe kunder permbytjes se Shkodres. U miratuan po ashtu ligje per ekonomine dhe bashkepunimin ekonomik te Shqiperise me vende te tjera.

Qeveria deklaroi dje se do te ece drejt privatizimit te plote te aksioneve shteterore ne ndermarrje te vogla e te mesme. Kryeministri Sali Berisha tha se per keto privatizime qeveria po merr ndihmen dhe konsulencen shkencore te filialeve te Bankes Boterore dhe kompanive te njohura nderkombetare per procedura privatizimi qe do te kryehn sipas ligjeve me ankande. Ai tha se me fondet qe do te mblidhen nga shitjet qeveria do te kryeje investime te reja ne infrastrukture si tuneli i Elbasanit dhe autostradat e jugut. Privatizimet kane marre nje nxitje te madhe cdo fillim viti nga qeveria por me kalimin e kohes shume prej atyre shitjeve te shumepritura jane vonuar per shkak te procedurave dhe te parregullsive te konkurrenteve ne tendera.

Skena politike ne Shqiperi po mbetet e tensionuar prej disa javesh pas ngjarjeve te dhunshme te 21 janarit dhe deri tani nuk po ndikojne dukshem ne qetesimin e gjendjes dhe as ne rikthimin e dialogut asnje keshillim apo ndermjetesim vendas e i jashtem. Nderkohe qe prokuroria po vazhdon hetimet teknike te dyja palet vazhdojne te akuzojne njera-tjetren per ngjarjen ku humben jeten 4 demonstrues dhe u plagosen dhjetera te tjere civile e ushtarake.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›