Kantrimen Kosoves i duhet nje qeveri e paster e afte dhe e perkushtuar
Zevendes ndihmes sekretari amerikan i shtetit Tomas Kantrimen tha sot ne Prishtine se qeveria e ardhshme e Kosoves duhet te jete e paster e afte dhe e perkushtuar. Ai i beri keto komente gjate vizites se tij ne Prishtine gjate se ciles rikonfirmoi mbeshtetjen e Shteteve te Bashkuara per proceset politike ne Kosove.
Zoti Kantrimen tha se qeveria qe do te krijohet duhet te punoje per zhvillimin ekonomik te vendose sundimin e ligjit dhe pavaresine e institucioneve shteterore perfshire drejtesine dhe policine. Ajo duhet te jete e afte te merret me sfidat e politikes se jashtme me te cilat perballet Kosova dhe ne te cilat Shtetet e Bashkuara jane partnere.
Ne besojme se qytetaret e Kosoves kane kerkuar dhe presin nje qeveri te paster te afte dhe te perkushtuar qe do te marre hapa edhe me te medhenj perpara ne vitet e ardhshme sesa qe kemi pare ne keto tri vjet te pavaresise.
Zoti Kantrimen tha se Shtetet e Bashkuara e marrin shume seriozisht raportin e te derguarit te Keshillit te Evropes Dik Marti.
Ne nuk kemi perfunduar nese pohimet e tij jane te verteta apo jo sepse kjo nuk na takon neve per ta percaktuar por e marrim raportin shume seriozisht. Ne besojme se disa nga pretendimet e ngritura ne raport duhet te hetohen me tej dhe keto hetime duhet te zhvillohen nga EULEX-i qe eshte organizata e vetme qe ka juridiksion per te bare nje gje te tille.
Ai tha se ashingtoni po e shqyrton mundesine se si te mbeshtese ne menyren me te mire hetimin qe mund te coje tek e verteta.
Te gjendet e verteta eshte thelbesore per qytetaret e Kosoves dhe thelbesore per procesin e nxitjes se marredhenieve te Kosoves me fqinjet dhe ripajtimin nderetnik.
Zoti Countryman tha se eshte i inkurajuar edhe nga qendrimi i kryeministrit ne largim Hashim Thaci ne favor te hetimeve te ketij raporti.
shte ne interesin e Kosoves qe kjo ceshtje te sqarohet sa me shpejt dhe deri ne fund dhe ne asnje rrethane shteti i Kosoves dhe as qytetaret e Kosoves e askush te kete mbi supet e veta kete barre mund te them te ngritur nga ky raport. Prandaj ne e marrim me interesim te thelle. I dheme mbeshtetje te plote dhe do te kemi bashkepunim te ngushte me EULEX-in qe te permbyllet sa me shpejt qe eshte e mundur. Natyrisht keto gjera duhet te depolitizohen te depersonalizohen dhe ti besojme drejtesise te gjithe dhe ta mbeshtesim drejtesine te gjithe tha kryeministri ne largim Hashim Thaci.
Zoti Kantrimen tha se raporti i zotit Marty duhet te trajtohet si nje ceshtje e drejtesise dhe jo si ceshtje politike duke shprehur bindjen se ai nuk do te ndikoje ne dialogun e ardhshem ndermjet Kosoves dhe Serbise per zgjidhjen e ceshtjeve te interesit te perbashket. Ai tha se Shtetet e Bashkuara do te mbeshtesin dialogun por nenvizoi se ai nuk eshte ceshtja kryesore per Kosoven.
elesi i ardhmerise se Kosoves nuk eshte dialogu me Serbine. Dialogu do te rrjedhe shume me ngadale sesa deshirojme ne.
Ai tha se me me rendesi sesa dialogu jane reformat qe duhet te beje qeveria e Kosoves. Kjo do te percaktoje suksesin e Kosoves i shtet demokratik si Republike qe do te jete e njohur nderkombetarisht qe do te jete anetare e Kombeve te Bashkuara Bashkimit Evropian dhe NATO-s.
Nese deshton Kosova deshton edhe dialogu por e kunderta nuk mund te ndodhe tha zv/ndihmes sekretari amerikan i shtetit Tomas Kantrimen.