E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria: Vendimi për videon e Metës është absurd. Kreu i LSI kërkoi ekspertizë nga Ministria e Brendshme

Gjykata e Lartë nuk ka dhënë një shpjegim zyrtar në lidhje me vendimin për gjyqin e Metës, kurse prokuroria ka heshtur dje. I vetmi shpjegim ka ardhur nga avokatët e Metës, që kanë deklaruar se nuk është pranuar ekspertiza e ofruar nga një ekspert anglez e një amerikan, duke e vlerësuar atë si të paligjshme. Por çka ndodhur në fakt?

Prokuroria ka arritur të verifikojë videon si origjinale me anë të ndihmës së një eksperti anglez e një amerikan. Gjykata e Lartë nuk e ka pranuar ekspertizën e tyre duke argumentuar se është marrë në kundërshtim me procedurën. Sipas tyre, ekspertiza duhej të realizohej përmes një kërkese të përbashkët të palëve për asistencë ligjore. Siç raporton Balkan Insight, avokatët e Metës kanë kundërshtuar ekspertizën e amerikanit e britanikut, duke thënë se prokuroria duhej të kishte përdorur ekspertët e Ministrisë së Brendshme për të provuar origjinalitetin e videos.

Burime nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm i kanë thënë Balkan Insight se vendimi ishte absurd, duke argumentuar se kodi penali dhe nenet e cituara nga gjykatësit nuk përmendin nevojën që një ekspert i huaj të kontraktohet përmes një kërkese të përbashkët për asistencë ligjore.

Autoritetet britanike dhe amerikane kanë refuzuar të ofrojnë asistencë ligjore gjatë hetimit, ndaj prokurorët kanë kontaktuar ekspertë të pavarur. Prokuroria do kërkojë sërish që i njëjti ekspert amerikan të kryejë ekspertizën.

Por gjykata ka pranuar si një dëshmitar ekspert një person nga mbrojtja, që vë në dyshim autenticitetin e videos.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›