Ylli Manjani: Edi Rama le ta kërkojë bashkinë pas 4 vitesh

Juristët: Mundësia për ndryshimin e rezultatit të bashkisë së Tiranës janë vetëm ato të 2015-ës
Eksponentët selisë rozë deklaruan se do të kërkojnë opinionin e organizmave dhe gjykatave ndërkombëtare për këtë vendim, por juristët argumentojnë se Kolegji veproi konform kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor me vendimin e dhënë më tetë korrik, teksa rrëzoi kërkesën e socialistëve për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në kryeqytet, dy muaj pas mbajtjes së tyre. Ylli Manjani thotë se mundësia e vetme për të ndryshuar realitetin në Bashkinë e Tiranës janë vetëm zgjedhjet e vitit 2015. “Mundësia për të ndryshuar rezultatin në Tiranë ekziston vetëm në vitin 2015, kur do të jenë zgjedhjet e ardhshme vendore. Nëse z. Rama do të jetë në politikë deri në atë kohë mund ta provojë”, shprehet Manjani.
Nga ana tjetër, ai thekson se vendimi i Kolegjit është i paapelueshëm dhe procedurat ankimore për selinë rozë kanë përfunduar.
Sipas tij, kreu i PS-së mund të bëjë ankesë vetëm në rrugë personale.
“Kodi Zgjedhor parashikon se vendimi i Kolegji është i paapelueshëm. Z. Rama mund të ankohet në Gjykatën Kushtetuese si individ, sepse mund t’i jenë shkelur të drejtat siç mund të pretendojë ai. Mund të shkojë edhe në Strazburg si individë, pra ta lërë PS-në. Ai mund të shkojë ku të dojë të ankohet, por PS-ja nuk është më subjekt ankimi, siç ishte. PS e mbaroi ciklin ankimor”- shprehet ai.
Manjani komenton edhe deklaratat më të fundit të bëra nga lidershipi i Partisë Socialiste, i cili pas dhënies së vendimit nga Kolegji tha se opozita do të flas me një aksion të madh popullor. Sipas Manajnit, deklarata të tilla emocionale janë reagime të padenja që e kthejnë Shqipërinë në kohën e diktaturës së udhëhequr nga Enver Hoxha.
“Teoria e aksionit popullor ka rezultuar fatale për Shqipërinë. Për vite me radhë është kërkuar drejtësia popullore, e cila rezultoi të ishte një diktaturë e pastër. Drejtësia popullore është filozofi politike dhe juridike e dështuar. Në emër të drejtësisë popullore janë syrgjynosur familje shqiptare, janë marrë prona, janë burgosur njerëz. Mjeshtër i drejtësisë popullore në Shqipëri ishte Enver Hoxha. Drejtësia popullore ishte mentalitet komunisti, diktati, tiranie. Kam thënë kohë më parë që ai aspiron Enevr Hoxhën. Ja këto janë arsyet. Sot është fjala për pushtetin e drejtësisë dhe institucioneve që funksionon në Republikën e Shqipërisë. Nëse ai nuk është dakord me këtë skemë është shumë votën.
Zgjedhjen e kanë bërë shqiptarët që në vitin 1990”, shprehet ai. Manjani thekson se ky orientim i opozitës nga kreu i PS-së, Edi Rama ka bërë që ajo të humbasë orientim dhe të humbasë nga sistemi.
...