E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria apelon vendimin për Ndrea Prendin: Të shkojë në burg

Share

Prokuroria ka apeluar vendimin e Gjykatës së Tiranës, e cila vendosi masën e sigurisë arrest shtëpie për ish-kreun e Gardës, Ndrea Prendin, shoferin e tij dhe kreun e IT-së së Kryeministrisë.

Prokuroria kërkon nga ana e Gjykatës së Apelit, që tre të akuzuarit për 21 janarin të qëndrojnë në burg. Kërkesa e prokurorisë vjen në kohën kur qeveria dhe kryeministri Berisha kanë ndërmarrë një sulm të ashpër kundër kryeprokurores Ina Rama.

Vendimi i Gjykatës së Tiranës për Ndrea Prendin ishte skandaloz, duke qenë se ky i fundit akuzohet për vrasje dhe të gjithë të akuzuarit për këtë krim, lihen në burg, ndërkohë që gjykata e la atë në arrest shtëpie.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›